Qytetarët në veri nuk i paguajnë faturat e rrymës dhe shërbimet komunale

Hulumtimi ka treguar se mbi 80 për qind e të anketuarve kanë borxhe ndaj kompanisë të energjisë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për furnizimin me ujë dhe deponimin e mbeturinave shumica e popullsisë në veri nuk marrin faturat.

0
841

Shërbimet publike të veriut të Kosovës, kanë qenë subjekt i këtij projekti, i cili zgjati gjashtë muaj.

Në kuadër të projektit “Ta pyesim Veriun”, në katër komunat veriore të Kosovës, është kryer një hulumtim i cili ka matur shkallën e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet si ujësjellësi, kanalizimi dhe furnizimin e energjisë elektrike dhe deponimit të mbeturinave.

“Ne kemi bërë anketa me 500 qytetarë të rritur në veri të Kosovës”, ka thënë për RTV Kim, drejtori i këtij projekti dhe gazetari Sanja Sovrliq, transmeton Klan Kosova.

Hulumtimi ka treguar se mbi 80 për qind e të anketuarve kanë borxhe ndaj kompanisë të energjisë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për furnizimin me ujë dhe deponimin e mbeturinave shumica e popullsisë në veri nuk marrin faturat.

Projekti “Le të pyesim Veriun” implementohet është mbështetur financiarisht edhe nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

(klankosova.tv, 02/11/2016)