Rampa

Në listën e përmendur gjenden persona, dhe funksionarë të Serbisë, që vetëm verbalisht apo madje as ashtu nuk e kanë merituar këtë derisa në atë listë nuk gjenden shtetasit e Kosovës që kanë luftuar në Siri në anën e terroristëve dhe që personalisht kanë kryer krime.

0
1539

Në listën e përmendur gjenden persona, dhe funksionarë të Serbisë, që vetëm verbalisht apo madje as ashtu nuk e kanë merituar këtë derisa në atë listë nuk gjenden shtetasit e Kosovës që kanë luftuar në Siri në anën e terroristëve dhe që personalisht kanë kryer krime.

Se çdo gjë që po na ndodhë mund të ketë edhe variant më të keq dëshmojnë shumë zhvillime që kanë ndodhur kohët e fundit vetëm se neve na mbetet që të mësohemi me to. Një prej tyre është edhe ndalimi së fundi i hyrjes në Kosovë për ministrat e mbrojtjes dhe të policisë të Serbisë. Pa ndonjë shkas, dy ministrat e Serbisë u gjetën në listën e personave të cilëve u është ndaluar rreptësisht hyrja në territorin e Kosovës.

A është ky vendim edhe një tjetër në vargun e atyre vendimeve që në media duhet të krijojnë imazhin se si shteti i Kosovës megjithatë funksionon si shtet juridik, këtë ende nuk e dimë, por gjithsesi nuk i kontribuon procesit të pajtimit dhe stabilizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. E çka është edhe më e çuditshme, si argument për këtë vendim theksohet njëfarë fshehje e krimeve të luftës, d.m.th. bashkëfajësi e tyre në këtë.

Ky vendim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe z. Petrit Selimi i ngjan atyre vendimeve që i ndërmerrnin disa regjime diktatoriale në të kaluarën me dallimin që pushteti në Kosovë zyrtarisht bazohet në themele demokratike të botës bashkëkohore. A nuk ka Ministria e Punëve të Jashtme punë të tjera apo është ky një veprim në vargun e veprimeve me të cilat bëhet me dije që edhe ata ekzistojnë, mbetet të shihet, por pasi që lista e personave të cilëve po u ndalohet hyrja në Kosovë po bëhet gjithnjë e më madhe, kjo dukuri po bëhet brengosëse.

Veç kësaj, është paraqitur një paradoks të cilin do të dëshiroja që dikush të ma shpjegojë e fjala është sa vijon. Në listën e përmendur gjenden persona, dhe funksionarë të Serbisë, që vetëm verbalisht apo madje as ashtu nuk e kanë merituar këtë derisa në atë listë nuk gjenden shtetasit e Kosovës që kanë luftuar në Siri në anën e terroristëve dhe që personalisht kanë kryer krime. Besoj që kjo është e çuditshme edhe për ju, e nëse jo, atëherë do të duhej të mendonit për këtë. Nuk dua të bëhem ironik, por pas të gjithave vijmë tek konkluzioni që në Kosovë janë më të dëshirueshëm ata që kanë kryer krime derisa ata që përpiqen të pengojnë krime nuk janë të dëshirueshëm. Shpresoj që edhe ju do ta shtroni të njëjtën pyetje.

Pa shmangie të rrejshme të pyetjeve, duhet shtruar pyetjen nëse Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës funksionon si ministri më vete apo është shndërruar në zyrë të shërbimit juridik dhe shërbimit për marrëdhënie me opinionin, sepse siç po e shohim vetëm ai segment i Ministrisë po punon siç do të duhej.

Nëse e kujtojmë, në kohën e vet, Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme e Kryetari i tanishëm zoti Hashim Thaçi ftoi homologun e tij serb Ivica Dačić-in që të marrë shtetësinë e Kosovës sepse është i lindur në Prizren e me këtë sipas ligjeve të Kosovës ka të drejtë ta ketë. Po ta kishte bërë këtë zoti Dačić derisa ishte Ministër i Policisë, a do të thoshte kjo që do të mund të lëvizte pa pengesa nëpër territorin e Kosovës pa marrë parasysh çfarë funksioni kryen apo ndoshta edhe atëherë liria e lëvizjes do të ishte selektive siç është sot.

Ka shumë të tillë që do të donin të hynin në Kosovë dhe të cilëve zyrtarisht nuk u është shqiptuar ndalimi i hyrjes, por ekziston një arsye e padukshme për çka ata ende gjenden në qendrat kolektive në Serbinë qendrore. E pikërisht për këtë duhet të brengoset Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sepse të gjithë ata kanë të drejtë të kenë liri të lëvizjes në territorin e Kosovës por për fat të keq assesi që të sendërtojnë këtë të drejtë.

Kurse sa i përket ministrave të cilëve tashmë u është shqiptuar ndalimi, kjo nuk është fare e rëndësishme, sepse ata shumë shpejt do të takohen me homologët e tyre kosovarë në Bruksel sepse atje fshehen përgjigjet për të gjitha ato që edhe Serbia edhe Kosova i konsiderojnë sovranitet dhe integritet territorial të tyre. Një fjalë e urtë latine thotë “çdo gjë ka masën e vet” edhe pse për fat të keq tek ne kjo masë nuk ekziston kështu që të tjerët janë të ngarkuar që të na e përcaktojnë atë për të gjitha ato që bëjmë. Përveç kësaj, kushedi se për çfarë arsye kjo është gjë e mirë.