Regjistrim apo numërim

Çdo ditë hasim në të dhëna se brenda një viti disa mijëra qytetarë të Kosovës heqin dorë nga shtetësia e Kosovës dhe largohen nga Kosova me biletë vetëm në një drejtim. Këta janë kryesisht të rinj, por jo rrallë edhe familje të tëra. Kjo e dhënë ka të bëjë edhe me shqiptarët edhe me serbët, sepse nevojat janë të njëjta, një standard më i mirë; kushtet më të mira dhe më të qeta të jetesës janë diçka normale në Perëndim, e këtu janë diçka abstrakte, kështu që në përputhje me këtë, e gjithë kjo edhe po ndodh.

0
94

Qeveria në Prishtinë ka paralajmëruar regjistrimin e popullsisë për vitin e ardhshëm si një nga aktivitetet e saj më të rëndësishme, që vetë regjistrimi në vetvete është diçka e tillë, por është edhe një rast për të hedhur baza të reja për të gjitha platformat e ardhshme negociuese. Edhe pse regjistrimi si procedurë administrative do të duhej të ishte i ndarë nga politika dhe në këtë mënyrë të paraqesë në mënyrë të paanshme drejtimin në të cilin po shkon shoqëria kosovare, është e qartë se vetë regjistrimi, por edhe gjithçka që lidhet me të, do të jetë i lidhur ngushtë me situatën aktuale politike. Edhe pse regjistrimi si procedurë administrative duhet të jetë i ndarë nga politika dhe në këtë mënyrë të paraqes në mënyrë të paanshme drejtimin në të cilin po shkon shoqëria kosovare, është e qartë se vetë regjistrimi, por edhe gjithçka që lidhet me të, do të jetë e lidhur ngushtë me situatën aktuale politike. Është e qartë për të gjithë se nuk duhet të jetë kështu, por, të mësuar nga përvoja e deritanishme, nuk mund t’i ikim përshtypjes se nuk ka arsye që të mos jetë kështu edhe tani. Të gjitha kalkulimet dhe supozimet e deritashme politike janë bazuar në të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, por dihet se Veriu i Kosovës nuk ka marrë pjesë në atë regjistrim, kështu që të dhënat nga ai regjistrim janë tejet të diskutueshme.
 
Sa ka ndryshuar gjendja këto 10 vjet që nga regjistrimi i përmendur është e dukshme në terren, por institucionet politike janë një gjë ndërsa të gjitha kushtet janë që regjistrimi përsëri mund të interpretohet në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Edhe njëra edhe tjetra palë si regjistrimin ashtu edhe të dhënat e marra prej tij mund t’i interpretojnë në disa mënyra, por një gjë është e sigurt e ajo është se pas regjistrimit, të dyja palët do të duhet që në përputhje me të dhënat e regjistrimit t’i ndryshojnë jo vetëm pikëpamjet e tyre politike por edhe kërkesat politike.

Është evidente se procesi i migrimit nga Kosova drejt vendeve perëndimore ka marrë vrull në vitet e fundit dhe se kjo duhet të pasqyrohet në të dhënat e regjistrimit. Çdo ditë hasim në të dhëna se brenda një viti disa mijëra qytetarë të Kosovës heqin dorë nga shtetësia e Kosovës dhe largohen nga Kosova me biletë vetëm në një drejtim. Këta janë kryesisht të rinj, por jo rrallë edhe familje të tëra. Kjo e dhënë ka të bëjë edhe me shqiptarët edhe me serbët, sepse nevojat janë të njëjta, një standard më i mirë; kushtet më të mira dhe më të qeta të jetesës janë diçka normale në Perëndim, e këtu janë diçka abstrakte, kështu që në përputhje me këtë, e gjithë kjo edhe po ndodh. Ne mund t’i interpretojmë këto të dhëna në një milion mënyra, por një gjë është e sigurt, e tërë kjo është një disfatë e politikave të gjertanishme që janë bërë në këto hapësira. Premtimet boshe, korrupsioni, krimi dhe të gjitha dukuritë negative në shoqëri padyshim ndikojnë në vendimin për t’u larguar nga ky vend dhe për të kërkuar kushte më të mira jetese diku tjetër. Natyrisht, është e qartë se nataliteti në Kosovë është ende më i lartë se kudo tjetër në rajon, por sipas të gjitha supozimeve, madje edhe një natalitet i tillë nuk është në gjendje të kompensojë numrin e atyre që u larguan, qoftë edhe vetëm në kuptimin statistikor.

Regjistrimi që do të pasojë është një mundësi unike për të gjithë ne që të shohim së bashku ku jemi dhe në çfarë numrash, kush ku shkoi, kush qëndroi dhe që pas të gjithave në bazë të kësaj të shikojmë njëri-tjetrin e, mbi të gjitha, vetveten në sy. Sepse, të gjitha supozimet janë se të dhënat nga ky regjistrim do të jenë shkatërruese, sepse një numër i madh i të rinjve janë larguar nga Kosova në 10 vitet e fundit, e pikërisht ata janë shtresa e shoqërisë që mund të ndikojnë në të dhënat e regjistrimit. Sidoqoftë, imponohet edhe dyshimi se madje edhe gjatë regjistrimit mund të ketë keqpërdorime, natyrisht, vetëm për qëllime politike, kështu që ndoshta do të kishte qenë më mirë që regjistrimi të bëhet nga dikush i paanshëm dhe i pavarur në mënyrë që bile pak të mund t’u besohet rezultateve në fund.

Regjistrimi është një mundësi e shkëlqyer edhe për të vendosur bashkëpunimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse besueshmëria e rezultateve është në dobi të madhe për të dyja palët, kështu që bashkëpunimi do të bazohej në dëshirat e të dyve, natyrisht, nëse e gjithë kjo bëhet me sinqeritet. Mirëpo, koha na ka mësuar se sinqeriteti në relacionin e përmendur nuk ekziston prej kohësh, ndaj ekziston frika se regjistrimi do të jetë një tjetër fushëbetejë politike ku do të luftohet me shifra dhe me të dhëna edhe pse edhe njëra edhe tjetra palë nganjëherë po harrojnë që ata numra janë njerëz të gjallë të cilët çdo ditë kanë të njëjtat probleme dhe nevoja, pa dallim emri e mbiemri, feje apo kombi. Numri është një gjë e njeriu është diçka shumë më tepër; do të ishte mirë që ky të jetë vetëm regjistrim e jo numërim.    

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE