Rekomandimet e Shoqërisë Civile kosovare për BE-në

Rekomandimet e Shoqërisë Civile të Kosovës për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së para rihapjes së bisedimeve Prishtinë-Beograd:

0
535

Rekomandimet e Shoqërisë Civile të Kosovës për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së para rihapjes së bisedimeve Prishtinë-Beograd:

• Informimi dhe transparenca janë një shqetësim i madh. Vendimi i EEAS-së për t’u dhënë Kosovës dhe Serbisë përgjegjësinë për informim rreth Marrëveshjes për Normalizim të Prillit 2013 ishte përplot pasoja negative që nga fillimi. Kjo e ka dëmtuar procesin rëndë dhe vendimi duhet të rishikohet.

• Pjesëmarrësit e shoqërisë civile besojnë se duhet krijuar një organ i përbërë nga OJQ-të kosovare për të shpjeguar dhe mbikqyrur implementimin e procesit.

• EEAS-ja duhet të shqyrtojë krijimin e portalit të vet që ka të bëjë me informacionet rreth dialogut, e të njejtën gjë duhet ta bëjnë edhe dy qeveritë.

• BE-ja duhet të urdhëroj transparencë më të madhe në lidhje me njerëzit që negociojnë në të dyja anët dhe të kërkojë përfshirje më të madhe në të dyja ekipet.

• Në mënyrë që të zbutet frika nga ndryshimet socio-ekonomike në komunat e veriut të Kosovës, BE-ja duhet t’i nxis palët që të zhvillojnë informacione të qarta dhe rregullime të përkohëshme për paga për ata që punojnë në sektorin publik.

• Qeveria e Kosovës duhet të nxitet që të hartojë dhe implementojë një strategji për t’ju qasur komunave veriore. Kjo do t’i jipte besueshmëri deklarimeve të saj për mbështetje të gjithëpërfshirjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

• Të nxisë transparencë në procesin e themelimit të Asociaconit të Komunave me shumicë serbe dhe të sigurojë që komunitetet lokale të jenë të përfshira aty. Duhet nxjerrë urgjentisht një projekt-statut për konsultime të gjëra.

• BE-ja duhet të vazhdojë të mbështes dhe nxis zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik, dhe t’i implemetoj zotimet e veta për financim. Bordi Menaxhues përgjegjës për Fondin e Zhvillimit, i ngritur për të shpërndarë të ardhurat e mbledhura nga pikëkalimet në veri, duhet të vë një theks më të madh mbi përgjegjësinë e saj për të investuar këtë para publike.

• Të gjej një zgjidhje urgjente për njohjen e diplomave universitare e cila do t’i mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje të barabartë mundësive për punësim. Gjithashtu duhet gjetur një proces për të përfshirë problemin e kurrikulës së gjuhës serbe në procesin e normalizimit.

SHARE