Rini kokëkrisur

Nuk paraqet problem ardhja e shqiptarëve në veri të Kosovës, sepse shumë shqiptarë punojnë në veri, tregtia zhvillohet në mënyrë plotësisht normale. Problem janë kryesisht të rinjtë të cilët duan sfida, djem të paarsimuar të cilët i dëshmohen dikujt, të gatshëm për incidente, vënë baste, mburren nëpër rrjete sociale se si janë të guximshëm, trima, të krisur.

0
55

Sulmet e shpeshta të shqiptarëve ndaj serbëve kohëve të fundit po e komplikojnë situatën edhe ashtu të rëndë dhe raportin mes këtyre dy komuniteteve në Kosovë. Një pjesë e popullatës serbe i duron shkeljet, rrahjet, kërcënimet edhe tani njëzet vite pas luftës. Në këtë mënyrë vetëm krijohet mllef dhe përçarje, pengohet edhe çdo mendim se kurdoherë raporti midis këtyre dy popujve në këto hapësira do të sillet tek normalja apo do t’i afrohet fryteve evropiane qytetëruese. Ne na duhet Evropa, jo që të përparojmë ekonomikisht dhe në aspekt kulturor, por të jetë gjyqtar dhe faktor i paqes.  

Një incident, nuk mund të them se më frymëzoi, por më shtyu të shkruaj këtë shkrim. Ky rast është vetëm një nga të shumtët në radhë, kurse në vazhdim të tekstit do të jepen edhe disa incidente të tjera të ngjashme. Ky është vetëm tregues që shumë gjëra në Kosovë nuk janë siç duhet, që si shoqëri po çalojmë, që po mbetemi mbrapa Evropës gjithnjë e më shumë.

Rasti i cili shkaktoi frikë dhe mllef tek unë ishte një incident dëshmitar i të cilit isha unë vetë. Ajo që ndodhi me të vërtetë i la pa fjalë të gjithë të pranishmit dhe mua. Derisa pasdite po shëtisja me një mik, në Mitrovicën Veriore, na befasoi një britmë e një vajze, pastaj një e qarë dhe sharje. Dy shqiptarë të moshës midis tridhjetë e pesë dhe dyzet vjeç hynë në lokal ku punonte vajza dhe e kërcënuan atë. Ajo vajzë (punëtorja) ia doli që me ndihmën e shoqeve t’i largojë ata në rrugë ku edhe filloi të qajë dhe të bërtasë. Para syve të mi dhe të dëshmitarëve tjerë, ata ngadalë hynë në veturë dhe u larguan. Pas kësaj, nga biseda me shoqet e saj mora vesh që vajza së cilës iu drejtuan kërcënimet kishte kundërshtuar zërin e lartë të muzikës shqip derisa po e nganin veturën. Atyre nuk u kishte pëlqyer kundërshtimi i saj kështu që hynë në lokal ku punone vajza që ta kërcënonin atë. Guximi dhe arroganca që treguan ata dy tregon se sa larg janë të gatshëm të shkojnë disa.

Sulmi i dy djemve shqiptarë ndaj dy djemve serbë të cilët qetas po rrinin në kopshtin e një kafiterie në Mitrovicën Veriore para plot dëshmitarëve. Djemtë nga jugu u afruan dhe me shishe qelqi i goditën djemtë nga veriu, u shkaktuan lëndime dhe ikën përmes urës së Ibrit. Si të interpretohet kjo? Guximi apo çmenduria e atyre djemve shqiptarë bën thirrje për kujdes. Rast për çdo dënim, mirëpo dyshoj se do të ketë ndonjë dënim për një gjë të tillë.   

Provokimi i djemve shqiptarë të cilët gjatë orës policore nganë veturën nëpër rrugët e Mitrovicës Veriore dhe valëvitën flamuj të Shqipërisë, hynë me veturë në qendrën spitalore, është larg të qenit argëtim. Tundim, provokim, një akt i panevojshëm që mund t’i kishte futur edhe ata në një situatë të pakëndshme. Padyshim që ata deshën t’i dëshmonin dikujt ose vetes se çfarë janë të gatshëm të bëjnë. Në fund, ata përfunduan në duart e policisë dhe u ndëshkuan për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Një performansë interesante ndodhi në Graçanicë ku njerëzit grumbullonin të holla për të paguar dënimin e babait të djaloshit të rrahur nga ana e shqiptarëve. Në fakt, pas rrahjes së djaloshit i cili ishte duke shëtitur me motrën e tij, njerëzit u organizuan, bënë tubime në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre. Policia e gjobiti babain e djaloshit të rrahur për shkak të gjoja inicimit dhe organizimit të këtyre protestave. Nuk dua të vendos theksin në dënimin e prindit, porse në rrahjen e djalit të tij. Nuk dua të përqendrohem në ndëshkimin e prindit, por në rrahjen e djalit të tij. Një rast i denjë për vëmendje, kurse është e qartë se dhuna duhet të ndëshkohet. 

Nuk paraqet problem ardhja e shqiptarëve në veri të Kosovës, sepse shumë shqiptarë punojnë në veri, tregtia zhvillohet në mënyrë plotësisht normale. Shpeshherë kam pasur rastin të shoh shqiptarë që vijnë në Mitrovicën Veriore deri në barnatore për barna, të shëtiten, të rrinë para kishës, të bëjnë foto. Problem janë kryesisht të rinjtë të cilët duan sfida, djem të paarsimuar të cilët i dëshmohen dikujt, të gatshëm për incidente, vënë baste, mburren nëpër rrjete sociale se si janë të guximshëm, trima, të krisur. Incidentet e sipërpërmendura nuk na lejojnë të harrojmë se nëpër çfarë kanë kaluar këta dy popuj dhe çfarë mund të na presë përsëri. Politika e ndëshkimit të kriminelëve do të duhet të ndryshojë. Siç duhet të ndryshojë edhe puna dhe qasja e policisë.  

Perceptimi im është që këto veprime kryesisht të shqiptarëve të rinj vetëm mund të shkaktojnë mllef dhe reagim të ngjashëm të të rinjve serbë. Ajo që nuk është assesi e mirë është urrejtja që po mbillet; disa nga këta djelmosha që i kanë bërë këto incidente sipas të gjitha gjasave as nuk kanë qenë të lindur në kohën e luftës në Kosovë. Urrejtja që u është mbjellur gjatë rritjes së tyre do t’u sjellë telashe të tjera edhe atyre vetë edhe të tjerëve, do të krijojë përshkallëzime të reja. Thuajse na duhet edhe kjo përkrah të gjitha vështirësive të tjera që i kemi. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE