Rrezikohet funksionalizimi i Gjykatës në Mitrovicë të Veriut

Këshilli Gjyqësor ka dërguar 34 gjyqtarë të rinj për dekretim tek Presidentja. Ata janë të paraparë të punojnë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në bazë të marrëveshjes për drejtësinë të arritur mes Kosovës e Serbisë.

0
1055

Është dashur ti ketë para vetes 48 emra të gjyqtarëve të rinj. Por, Enver Peci i ka vetëm 34 të tillë.

Kjo pasi që Këshilli Gjyqësor, nuk kishte kandidatë të mjaftueshëm për ti dërguar për dekretim tek Presidentja Atifete Jahjaga.

Shumica nga ta janë serb, por ka edhe nga minoritetet tjera.

Të gjithë janë paraparë të punojnë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në bazë të marrëveshjes për drejtësinë të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Por, ata ende nuk janë dekretuar e as Gjykata në Mitrovicë ende nuk është funksionalizuar.

Telashet kanë dal me kërkesat e tepruara të serbëve.

Por, edhe më problem më i madh po del te jetë rekrutimi i stafit mbështetës.

Konkursi që është dashur të hapet në fillim të nëntorit ende nuk është hapur. Por edhe në këtë punë serbët kanë kërkesa maksimaliste.

Gjykata Themelore e Mitrovicës, është dashur të funksionalizohet në tërësi më së largu në fillim të nëntorit.

Megjithatë Peci nuk sheh rrezik të dështimit të marrëveshjes.

Serbët rrezikojnë funksionalizimin e Gjykatës në Mitrovicën e veriut (VIDEO)

(KlanKosova, 28/12/2015)