Sa jemi vërtetë të sinqertë

Gatishmëria e Serbisë për të negociuar nuk do të thotë se Serbia është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës me çdo kusht dhe pa lëshime nga pala tjetër. E pala tjetër, në këtë rast, Prishtina, si kundërshpërblim nuk ofron pothuajse asgjë. Madje as atë që është nënshkruar. Kjo vetvetiu tregon për sinqeritetin në tërë këtë proces.

0
110

Aty kah fundi i majit, Kuvendi në Beograd mbajti një mbledhje të posaçme kushtuar gjendjes në Kosovë ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, paraqiti raportin dhe të dhëna statistikore të lidhura ngusht me gjendjen në Kosovë. Mirëpo, është shumë vështirë të gjykohet se sa ka qenë i gatshëm opinioni publik të dëgjojë ato çfarë që paraqiti, por, sidoqoftë, ka pasur nevojë që një raport i tillë më në fund të publikohet. Përveç publikimit është më se e nevojshme edhe ajo që shënimet që ndodhen në atë raport të kuptohen në mënyrë të drejtë dhe të pranohen si fakt. 

Përveç asaj se një pjesë e opozitës e bojkotoi mbledhjen, ajo megjithatë e ka rëndësinë e vet për shkak të pranisë së pothuajse të gjithë përfaqësuesve të vendeve të huaja në Beograd, duke filluar nga ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë e deri tek përfaqësuesit e Rusisë dhe Kinës. Natyrisht, pa të drejtën që t’u drejtohen deputetëve, por megjithkëtë, me prezencën e tyre, ata i dhanë rëndësi tërë asaj që mund të dëgjohej aty.  

Faktet që patëm mundësi t’i dëgjojmë nga presidenti janë pak a shumë të njohura për shumicën e atyre që bile pak i kanë hyrë analizimit të gjendjes në Kosovë në disa dekadat e kaluara. Gjithsesi, opinioni serb i mori me rezervë, varësisht nga ajo se çfarë idesh mbështet secili veç e veç. Por, në fund të fundit, të dhënat janë këtu dhe si të tilla, e deshëm ne këtë apo jo, duhet të merren parasysh kur të krijohet politika që ka të bëjë me Kosovën. Natyrisht, nganjëherë duhet të përfaqësohen qëndrime të tilla të bazuara në politikë, por para së gjithash, ato qëndrime që janë reale dhe praktikisht të realizueshme në terren. Nga ekspozeu që dëgjuam nga presidenti mund të konkludohet se Serbia është e gatshme që politikën e saj ta përshtas me gjendjen reale në terren, por a është kështu edhe me Kuvendin në Prishtinë, kjo veçse është një çështje tjetër. Është e qartë se për qëndrimin që e paraqiti presidenti Vučić duhet patur guxim sepse, ashtu siç u pajtuan shumica e deputetëve të pushtetit edhe të opozitës, një qëndrim e i tillë nuk sjellë me vete poena politikë, por vetëm t’i heq ata, por prapëseprapë është real. E do të pajtoheshim të gjithë që edhe njërës edhe tjetrës palë gjithmonë u mungon ndjenja për realitet. 

Gatishmëria e Serbisë për të negociuar nuk do të thotë se Serbia është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës me çdo kusht dhe pa lëshime nga pala tjetër. E pala tjetër, në këtë rast, Prishtina, si kundërshpërblim nuk ofron pothuajse asgjë. Madje as atë që është nënshkruar. Kjo vetvetiu tregon për sinqeritetin në tërë këtë proces. Është e qartë se këtu nuk ka sinqeritet apo ka pasur por është ngulfatur me kohë me premtimet e fuqive të mëdha.

Dhe derisa përfaqësuesit e pushtetit si të njërës ashtu edhe të palës tjetër të mos merren vesh se sa të sinqertë do të jenë me njëri-tjetrën, populli në terren i duron pasojat e këtij josinqeriteti. Në fund të fundit, ndoshta do të ishte e dëshirueshme që një raport të ngjashëm, në format të ngjashëm, Kuvendit të tij dhe popullit të tij t’ia prezantojë edhe presidentii Thaçi sepse është e sigurt që nuk do të vijë deri tek marrëveshja në atë mënyrë që njëra palë t’i marrë të gjitha kurse pala tjetër të humbë gjithçka. Dobinë në këtë rast sipas të gjitha gjasave do ta ndajnë edhe njëra edhe pala tjetër, e po ashtu duhet të ndajnë edhe humbjet sepse ky është në fakt thelbi i fjalës kompromis. Mirëpo, derisa të mos vijë deri tek marrëveshja, duhet të jemi të gatshëm që të durojmë pasojat e largimit nga dialogu përmes retorikës ndezëse dhe hapave të pamenduar. Bile me këtë jemi mësuar, nëse jo me asgjë tjetër.

SHARE