Serbia vazhdon të mos i njohë diplomat e Universiteteve të Kosovës

0
266

Pavarësisht marrëveshjes së Brukselit, Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i njohë diplomat e Universiteteve të Kosovës, duke u shkaktuar telashe të rinjve nga Lugina e Preshevës.

Shumë të rinj detyrohen t’i ndjekim studimet në Maqedoni e Shqipëri, ndërsa ata që kanë diplomuar në Kosovë detyrohen ta lëshojnë vendin.

Blinera Altiti ka  përfunduar shkollën e mesme në Bujanoc, ndërsa ka vendos që studimet ti vazhdojë në Tetovë  e jo në Prishtinë, për shkak se diplomat universitare të Kosovës nuk po i njeh Serbia.

E Astrit Ramizi, tash e pesë vite ka përfunduar fakultetin e Matematikës, që atëherë pret nostrifikimin e diplomës në Serbi, por Ministria serbe e Arsimit nuk përgjigjet.

Në këshillin Nacional Shqiptarë, thonë se kërkesat për njohje të diplomave nuk janë ndaluar asnjëherë, por ky proces është stopuar nga Ministria serbe e Arsimit.

Problemet paraqiten nëpër drejtorit komunale të arsimit, me ç’rast ka mungesa të kuadrove profesionale nëpër shkollat shqipe.

Në rrethana të tilla diskriminimi me diplomat universitare po ndikon që Lugina të zbrazet nga pjesa më intelektuale çdo ditë e më shumë.

(rtklive.com, 02/09/2018)

SHARE