Shqiptarët e serbët protestojnë në mbrojtje të Lepencit

0
15

Në Biti të Poshtme, ka nisur një protestë e përbashkët mes shqiptarëve e serbëve në mbrojtje të lumit Lepenc.

Koha.net ka siguruar disa foto dhe video nga kjo protestë, ku e pranishme është edhe Policia e Kosovës e cila nuk ka lejuar banorët të afrohen tek vendi ku po kryhen punimet.

Punimet po kryhen nga Sherif Ramë Uka, ndërmarrës privat. Kujtojmë se banorët e kësaj pjese furnizohen me ujë të pijshëm nga lumi Lepenc.

Gjithashtu, vlen të përmendet që banorët e Bitisë së Poshtme në Shtërpcë, edhe më herët kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në rrjedhën e lumit Lepenc, porse, punimet kanë vazhduar.

(koha.net, 06/06/2019)

SHARE