Sipas Daçiqit, fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën u bëka për ta detyruar të bëjë kompromis

0
28

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha TV Happy të Beogradit, se fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë nuk bëhet kundër Kosovës, porse dëshiron ta detyrojë Prishtinën që të arrihet njëfarë kompromisi, transmeton Koha.net.

“Ata nuk duan kompromis, thonë neve nga kanë pranuar 116 shtete. Të shohim tani sa sosh e kanë njohur? Behgjet Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën dhe më pyeti pse gjithë këto angazhime rreth njohjeve. Ne nuk po punojmë kundër Kosovës, por për ta detyruar që të bëjmë ndonjë kompromis”.

Thekson se kohë më parë ka qenë për vizitë në vendet e Paqësorit dhe se me shumicën e atyre vendeve Serbia nuk kishte të vendosura marrëdhënie diplomatike.

Me shtetin Nauru në shtator janë vendosur marrëdhëniet diplomatike, ndërsa me shtetet si Samoa në Vanuatu ende nuk janë vendosur.

“Nuk di çfarë kanë bërë ata para nesh. Nëse nuk kemi marrëdhënie diplomatike të vendosura , kjo do të thotë se nuk ke kurrfarë kontaktesh me atë vend, se për atë vend nuk ekziston. Ata e njohin Kosovën, ndërsa nuk na pranojnë neve. Këtë ne e kemi lejuar. Dhe kështu nuk ka ndodhur vetëm me Paqësorin”, i ka thënë Vuçiq TV Happy.

Ai ka shtuar se kështu po veprohet edhe me anëtaret e UNESCO-s dhe të Interpolit që nuk janë shtete, por që përfaqësojnë territore, por që kanë votuar për hyrjen e Kosovës në ato organizata, që të kalojnë ‘në anën serbe’.

I pyetur nëse Maldivet do të tërheqin njohjen, Daçiq ka rikujtuar se në parlamentin e këtij vendi ka ‘shpërthyer afera’ sipas të cilës Kosova gjoja i ka dhënë ministrit të Jashtëm dy milionë dollarë për njohje, i ka thënë Daçiq këtij televizioni, transmeton Koha.net.

(Koha.net, 25/11/2019)

SHARE