Sot në Bruksel ka me vazhdue dialogu Kosovë-Serbi

Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit ka me vazhdue sot në Bruksel, në nivel ekspertësh, ban të ditun zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

0
845

Siç ban të ditun kjo zyre, bisedimet dy-ditore do të mbahen në selinë e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme, dhe do kanë me u trajtue të gjitha temat e pazgjidhuna në bisedimet e maparshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Delegacioni i Beogradit ka me u udhëheqë nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, raportojnë mediat në Serbi.

(rrokum.tv, 26/05/2016)