Deklaratë nga Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara

0
414

Të enjtën, më 27 gusht 2020, Ambasadorët apo të ngarkuarit me punë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me përfaqësues nga BE, KFOR, dhe OSBE, vizituan rajonin e Deçanit në kërkim të fakteve. Ata u takuan ndaras me kryetarin e komunes Bashkim Ramosaj dhe Atin Sava Janjic të Manastirit të Deçanit. U bëjmë thirrje palëve që në përpikmëri t’i përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale, dhe të ngrisin çdo shqetësim te mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim (KMI), para se të ndërmarrin ndonjë veprim. Për më tepër, i nxisim autoritetet e Kosovës  qe të zbatojne vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës  19 maj 2016, lidhur me kontestin pronësor në Deçan. Dhe në fund, kerkojme nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë ekspeditive të zgjidhë çështjen e punimeve rrugore në përputhje me keto qe u permenden me larte.

 (xk.usembassy.gov, 27/08/2020)