Statuti, nën hijen e afateve 

Kaherë, të gjithë ne, edhe shqiptarët edhe serbët, jemi bërë të vetëdijshëm se politikani vjen në pushtet jo për interesa të përgjithshëm por për interesa të vet dhe se do të bëjë gjithçka që është e mundur që në pozitën të cilën e fiton një herë të mbetet sa më gjatë që është e mundur. Natyrisht, të gjithë ne që nuk jemi politikanë pajtohemi se procesi duhet të jetë i anasjelltë, por, për fat të keq, nuk është ashtu.

0
70

Jemi dëshmitarë që kohët e fundit gjithnjë e më shumë po përmenden disa afate të caktuara për gjërat e rëndësishme që janë temë e negociatave në Bruksel, por edhe afate për vetë përfundimin e atyre negociatave. Mirëpo, askush, apo madje pothuajse askush, nuk po e përmend afatin për përfundimin e hartimit të statutit të AKS-së së ardhshme, nëse ai do të formohet ndonjëherë fare. 

Data aq shumë e paralajmëruar e 4 gushtit ka kaluar qëmoti e nuk ka asnjë gjurmë të statutit – me fajin e kujt ndodhi kjo është vështirë të konstatohet. Të gjitha gjërat tjera kyçe janë paralajmëruar dhe janë mbajtur, por ja që statut nuk ka. A po harmonizohen edhe më tej  qëndrimet e të dyja palëve apo ndoshta edhe aty ka ardhur deri tek pika përtej së cilës askush nuk dëshiron të lëshojë pe, as këtë nuk e dimë. Nganjëherë, me të drejtë mund të pyesim se çka në të vërtetë dimë, dhe nëse fillojmë t’i numërojmë, nuk do të na duheshin më shumë se gishtat e njërës dorë. Madje edhe atë që e prezanton Beogradi, Prishtina e mohon, e ne jemi të vetëdijshëm se përderisa deklaratat e këtyre dy palëve nuk pajtohen, askush nuk mund të jetë i sigurt vetëm në njërën palë.

Megjithkëtë, statuti është dashur që në mënyrë të ligjshme të zgjidhë gjërat kyçe që kanë qenë apo ende janë pjesë e negociatave. Harmonizimi i statutit të përmendur me Kushtetutën e Kosovës, por edhe ndryshime të caktuara të Kushtetutës kanë qenë një kohë të gjatë gur ku është marrë në thua; natyrisht, ato edhe sot janë të tilla, por gjithnjë e më pak po flitet për to. Sikur dikush papritmas ka urdhëruar që fjala statut assesi të mos përmendet në çfarëdo konteksti. Kjo fjalë në Kosovë është anatemuar dhe është vendosur jashtë përdorimit. Sa më shumë që po kalon koha, po krijohet përshtypja se kjo është bërë më tepër për shkak të shqiptarëve e gjithnjë e më pak për serbët. Sepse, të jemi real, që nga fillimi serbët kanë qenë skeptik lidhur me këtë, kështu që, logjikisht, nëse nuk shpresoni edhe gjithaq shumë për një gjë atëherë edhe zhgënjimi do të jetë më i vogël. Prandaj edhe vetë vonimi, apo mungesa e statutit, për serbët e Kosovës nuk është ndonjë shok tepër i madh. 

Por nga ana tjetër, për popullatën shumicë të Kosovës, miratimi i statuti, e edhe më keq, ndryshimi i Kushtetutës, do të ishte diçka që vështirë se dikush do të mund ta kalonte aq lehtë. Madje edhe ata politikanë që realitetin e shikojnë në mënyrë pak më reale nuk kanë guxim t’ia thonë popullit të vet se, megjithatë, do të duhet ta ndryshojnë Kushtetutën, dhe ta miratojnë statutin. Një lloj i tillë guximi duket se nuk ekziston tek politikanët e Kosovës, gjë që edhe është normale sepse një veprim i tillë do të sillte tepër shumë pikë negative politik, e këtë, këtu në Kosovë, asnjë politikan nuk guxon t’ia lejojë vetes. Mes tjerash, kaherë, të gjithë ne, edhe shqiptarët edhe serbët, jemi bërë të vetëdijshëm se politikani vjen në pushtet jo për interesa të përgjithshëm por për interesa të vet dhe se do të bëjë gjithçka që është e mundur që në pozitën të cilën e fiton një herë të mbetet sa më gjatë që është e mundur. Natyrisht, të gjithë ne që nuk jemi politikanë pajtohemi se procesi duhet të jetë i anasjelltë, por, për fat të keq, nuk është ashtu. 

Për këtë temë do të mund të shkruhej shumë më tepër, por me një kusht, që statuti misterioz ekziston, dhe se është botuar, por pasi që nuk është kështu, duhet të kufizohemi vetëm të shprehim publikisht dëshirën për ta miratuar këtë statut sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse gjithçka tjetër që po ashtu po presim, sipas normave ligjore, duhet të rrjedhë nga ky akt ligjor dhe pasi që ende nuk ka statut, edhe shumëçka tjetër nuk do të ketë. Natyrisht, ju nuk do të gaboni nëse gjatë leximit do të ndieni një dozë të vogël të ironisë, sepse ajo është aty, jo sepse dikush e dëshiron atë, por ajo vetvetiu është imponuar si një qasje e vetme e mundshme për këtë temë. E vetmja gjë e mirë është që nëse dikush ka dhunti krijuese, mundet në këtë kohë të shkruajë një vepër të bazuar në modelin e Becket-it, vetëm se ne Godonë e kemi pritur tashmë, por statusin edhe më tej po e presim.

  

comments

SHARE