Tagri i taksës

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë alternativë që zbut zemërimin e banorëve serbë, frenon rritjen e çmimeve dhe kontrabandën.

0
509

Serbeze Haxhiaj/Milutin Miletić
(Prishtinë/Leposaviq)

Milenko Todorović ka filluar ta ndiejë në xhepin e tij taksën e vendosur për mallrat serbe. Ai thotë se vendosja e taksës ka sjellë një parehati të re te njerëzit në veri.

Ky banor i qytezës veriore të Kosovës, Leposaviq, e cila furnizohet komplet me mallra serbe, thotë se taksa po e vështirëson jetën e njerëzve.

“Tensioni politik i krijuar nga taksat është i pranishëm. Është krijuar një ndjenjë parehatie. Rritja graduale në çmimet e produkteve ka përkeqësuar planifikimin e jetës në këtë zonë”, thotë ai për New Perspektiva-n.

fund të nëntorit, qeveria në Prishtinë vendosi një taksë prej 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina (BeH) si kundërpërgjigje ndaj betejës së ashpër që ato bëjnë kundër shtetësisë Kosovës.

Zemërimi etnik

Taksa erdhi pas një vale frustrimi që shkaktoi në Prishtinë mospranimi i Kosovës në Interpol, pasi shteti kishte shpenzuar në lobim për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare mbi 1.2 milion euro, përderisa Serbia zhvilloi një fushatë ashpër kundër këtij pranimi.

Mallrat në dyqanet e vogla në Leposaviq, komunën më veriore të Kosovës të populluar me shumicë serbe, flasin që gjitha me gjuhën serbe. Aty rrallë gjen ndonjë produkt tjetër, kryesisht të Bosnjës ose Malit të Zi.

Milenko Todorović: Vendosja e taksës ka sjellë parehati të re te njerëzit në veri

Tregtarët ankohen se taksa ka rënduar shumë biznesin e tyre që lidhjen e vetme e kanë përtej kufirit.

Gati dy dekada pas luftës së viteve 1998-99 që i dha fund regjimit të Slobodan Milošević-it në Kosovë, banorët e veriut të Kosovës mbesin fort të ndikuar nga qeveria në Beograd.

nga shpallja e pavarësisë Kosovës në vitin 2008 qeverisë Prishtinë i është dashur shumë shumë se fjalë për të bindur serbët në përpjekje për integrimin e tyre.

Kosova importon rreth 400 milionë euro mallra nga Serbia në vit përderisa eksporton rreth 20 milionë këtë vend dhe vendimi për të ndalur këtë kanal tregtie në mënyrë efektive ka filluar të dëmtojë dyja palët.

Analizat e para kanë treguar se taksa pati ndikim në eksportin serb duke shkaktuar humbje të rreth 20 milionë eurove. Për më tepër, trendi vazhdon të kërcënojë mbetjen pa punë shumë njerëzve në Serbi, por edhe në Kosovë.

Kosovë, çmimet po rriten ngadalë dhe sigurt. I pari që ka prekur xhepat e kosovarëve të varfër është çmimi i bukës. 

Hasan Berisha, pensionist nga Prishtina, thotë se njerëzit përkohësisht mund të ngushëllohen me faktin që ndalën prodhimet serbe dhe u hakmorën.

“Por hakmarrja po ndihet në jetët tona po ashtu. Çmimet kanë filluar të ndjehen dhe të parët që ka prekur kjo lëvizje janë pensionistët”, thotë Berisha për New Perspektiva-n.

Rritja graduale e çmimeve

Hasan Berisha: Qeveria të gjejë alternativa që taksat ndaj Serbisë të mos ndikojnë në rritjen e çmimeve.

Berisha thotë se nëse do të vazhdojë aplikimi i taksës kjo do të peshojë edhe më shumë mbi qytetarët e Kosovës. “Ne aktualisht nuk kemi ndonjë analizë kësaj sepse është herët për të parë efektet reale. Por nëse mallrat serbe do të zëvendësohen me të tjerat, kam frikë kjo do të rrisë më tutje çmimet”, thotë ai.

Te serbët po ashtu nuk peshojnë aq shumë arsyetimet politike të Prishtinës apo Beogradit. Ata thonë se kanë mbetur të bllokuar në luftën politike të pasluftës.

Milenko, ekonomist nga Leposaviqi, thotë se taksa ka vështirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm. “Mungesa e ushqimit dhe e ilaçeve ose pamundësia për t’i përballuar çmimet do të krijojë vetëm paqëndrueshmëri, një rritje të kriminalitetit në shoqëri dhe do të prodhojë vetëm efekte negative”, thotë ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, thirri në dhjetor një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të shqyrtuar situatën pas vendimit për transformimin e FSK-së ushtri dhe vendosjes së taksës. Në OKB palët mbeten të barrikaduara pro dhe kundër, ashtu siç ishin edhe shtetet që e kanë njohur dhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën.

Nga 1 janari kanë hyrë fuqi masa të reja shtrënguese të Prishtinës ndaj Serbisë. Vala e dytë e taksës ka prekur brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi e që deri më tani janë eksportuar në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka folur me një retorikë ashpër ndaj masave kosovare. “Kjo nuk i kontribuon fqinjësisë mirë dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova”, ka thënë shefja e Zyrës së BE-së Prishtinë, Nataliya Apostolova.

Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Serbia, Shqipëria, Malin e Zi dhe Moldavia, janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë Lirë Evropës Qendrore (CEFTA) e krijuar për të ndihmuar shtetet ish-komuniste të harmonizojnë sistemet e tyre ekonomike e ligjore me ato të BE-së. Por kjo krijesë nuk ka ndihmuar aq raportet tregtare mes Serbisë e Kosovës.

Përplasjet dhe tensionet politike mes të dy vendeve po paralajmërohet se mund të marrin fund shpejt me një marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh. Por qytetarë si Milenko thonë se “e ardhmja e serbëve në Kosovë është e pasigurt”.

Ai mendon që tensionet politike shpesh po krijohen artificialisht për konsum politik.

Serbët në veri mbahen kryesisht nga financimi i strukturave paralele të Serbisë Kosovë. Kjo ka bërë ky komunitet të mbetet ende me sy nga Beogradi dhe po ashtu lehtë i kontrollueshëm.

Taksa ka ndikuar gjithashtu që shtohet kalimi i mallrave nëpër shtigje alternative nga Serbia për në Kosovë dhe përfitues aktualisht të jenë kontrabanduesit. Dogana e Kosovës ka njoftuar se fluksi i kontrabandës është shtuar në veri në muajt e fundit.

Përveçse ka respektuar hyrjen e donacioneve, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë alternativë zbut zemërimin e banorëve serbë veriut, frenon rritjen e çmimeve dhe ndihmon tregtarët që mos i kthejnë sytë kah shtigjet klandestine.

Brenda kësaj periudhe, sipas të dhënave të qeverisë, në kategorinë e donacioneve, përkatësisht të natyrës humanitare (miell, ushqime, mallra sanitare, medikamente mjekësore dhe naftë për ngrohjen e shkollave, spitaleve dhe kishave), kanë hyrë në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1 milionë eurosh.

Përkundër presionit evropian, kryeministri Ramush Haradinaj është këmbëngulës për taksën. “Taksa mund të jetë e përjetshme nëse Serbia vazhdon të sillet si një mini-Rusi”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se bazuar në analizat e para taksa ka ndikuar në 1 për qind të rritjes së çmimeve. “Kjo matje ka qenë ditët e para kur ende ka pasur rezerva. Shumë shpejt do të shihen efektet më reale dhe afatgjate të taksës”, ka thënë Shahini për New Perspektiva-n.

Sipas Shahinit, taksa ka ndikuar pozitivisht vetëm në rritjen e prodhimeve vendore prej 20 për qind. “Kosova importon mallra në vlerë prej 3 miliardë euro dhe në këtë shifër rritja po e zëmë prej 10 për qind nuk hetohet shumë”, thotë Shahini.

Hasan Berisha mendon që qeveria duhet të gjejë alternativa në mënyrë taksat ndaj Serbisë “të mos ndikojnë rritjen e çmimeve”.

Përtej taksës, Milenko Todorović po e sheh një “të ardhme të paqartë, të pasigurt” Kosovë.

comments

SHARE