Taksa 100% e ka vështirësuar dialogun, thotë Mogherini

0
93

Bashkimi Evropian është shprehur kundër mundësisë që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje në baza etnike.

Shefja për Politike të Jashtme të BE-së, ka thënë se ndarja në baza të tilla është e papranueshme për ta, raporton KTV.

Në një konferencë për media, Mogherini ka thënë se temat dhe gjithçka tjetër, iu takon palëve t’i definojnë dhe BE-ja vetëm e ndihmon këtë proces.

Por, sipas saj, dialogun po e vështirësojnë vendimet e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës.

Takimi i fundit ndërmjet presidentëve Thaçi – Vuçiq është zhvilluar në muajin nëntor, ndërkaq nuk ka ndonjë datë kur mund të ketë vazhdim të bisedimeve.

(koha.net, 10/12/2018)

comments

SHARE