Të dielën zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri, angazhohen 464 vëzhgues e 400 policë

0
61

Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet komunale në veri të Kosovës. Komisioni Qendror Zgjedhor ditë më parë ka bërë të ditur se votimi do të organizohet në 86 vendvotime dhe të drejtë vote kanë më shumë se 58 mijë votues, kurse 793 vota do të miratohen përmes postës.

Në takimin që mbajti KQZ-ja, 464 vëzhgues për zgjedhjet javore u akredituan për katër komunat veriore.

Më shumë se 400 policë do të angazhohen ditën e zgjedhjeve në veri, sipas Zhelko Bojiqit, pjesëtarë i Policisë së Kosovës në veri.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet për datën 19 maj, pasi ish-kryetarët e komunave dhanë dorëheqje dhe komunat veriore për disa muaj me radhë vazhduan të jenë pa udhëheqje.

(Koha.net 16/05/2019)

SHARE