Të dihet kush është popull e kush pushtet (“Tri bileta për Hollivud, pjesa 2”)

Në të 2016-in vit të Zotit ranë kambanat në kambanoren e dotacionit të mbretit Millutin për të shënuar ardhjen e udhëheqësit të madh, kryeministrit teknik, liderit midis më të lartëve. Erdhi përmes IBM-së që i ngjanë kufirit por nuk është kufi, ku e lëshuan të kalojë policët serbë dhe kosovarë, pra, të integruar.

0
1110

“Nuk mundem Ruzhë derisa nuk vjen kryetari.” A ju kujtohet kjo replikë nga filmi “Tri bileta për Holivud”, të cilën e thotë polici Gavrilo Milentijević (në film e luan Branislav Lečić) kur bashkëshortja e tij don dhe dëshiron e ai e kishte mendjen diku tjetër?

Besoj që këto ditë në Kosovë ka pasur mjaft të tillë që nuk kanë mundur shumë gjëra të bëjnë por një gjë është dashur patjetër ta bëjnë – ta presin ATË, të cilit i ra ndër mend që “zemra e Serbisë” më 24 prill duhet të rrahë “mbi 50%”.

Në të 2016-in vit të Zotit ranë kambanat në kambanoren e dotacionit të mbretit Millutin për të shënuar ardhjen e udhëheqësit të madh, kryeministrit teknik, liderit midis më të lartëve. Erdhi përmes IBM-së që i ngjanë kufirit por nuk është kufi, ku e lëshuan të kalojë policët serbë dhe kosovarë, pra, të integruar.

U mblodhën shumë njerëz për të pritur udhëheqësin e madh. U bë kjo sipas parimit, ti, ti, ti…. ju jeni vullnetarë. Edhepse kishte edhe të tillë që nuk kundërshtonin shumë, aty, midis të tjerëve, mendoj edhe në zonjat me garderobë më solemne, për të cilat ky ishte një rast që të ikin nga obligimet e përditshme dhe të “përzihen me popullin”.

Përveç atyre nga veriu, tubimin e bënë më masovik edhe vizitorët nga të gjitha viset e Kosovës. Në autobusët që i sollën mund të shiheshin edhe targa regjistrimi të qyteteve nga Serbia qendrore. Kushedi se prej nga krejt është udhëtuar deri në “Kosovën e rrafshët”. Transporti gratis, sanduiçët, ndonjë pije për freskim, çfarë do më mirë në këto kohë krizash kur nuk ka të holla as për udhëtime.
Kryeministri teknik në pyetjen se “sa njerëz e kanë pritur sipas obligimit të punës”, përgjigjet se nuk ka obligim të punës dhe që për këtë mund t’i pyesin edhe qytetarët.

Qytetarët dëshirojnë të përgjigjen, por vetëm nëse kamera është mjaft larg.

“Mirë është që e kaluam këtë, edhe herën e kaluar e kemi pasur obligim të punës e nuk erdhi”, transmeton gruaja fjalët e koleges së saj.

“Unë nuk jam këtu me obligim të punës, por i solla punëtorët e mi”, përgjigjet një drejtor.

Takoj një shoqe që e ngrysur thotë që është detyruar të vijë: “mos më pyet për këtë para kamerave”.

Jo obligim të punës, por të paradës e kanë pasur edhe të vegjëlit.

Jo fort larg meje rri ulur një djalosh, me veshje popullore; nuk është më shumë se 10 vjeç. Pranë tij dy zonja, njëra është e ëma, tjetra sipas të gjitha gjasave kushërira. Ai ankohet se si nuk mund të rri më, është i lodhur, i shkohet në shtëpi. Kushërira e pyet “kujt i ra të fikët atje?”, e djali përgjigjet “more deri tash diku dhjetë i mori ndihma e shpejtë”. Fëmijët bile ende nuk dinë të fshehen nga gazetarët.

“Nuk e jap Trepçën”, “Nuk e jap Gazivodën”, janë disa nga porositë të cilat Kryeministri ua drejtoi serbëve të Kosovës. Që njeriu i cili nuk është nga “këto hapësira” të mendojë se ato janë disa ara që ia ka lënë gjyshi e jo resurse strategjike, siç i quajti edhe vetë. A do t’ia bartë të njëjtën porosi edhe shqiptarëve do ta shohim “në Bruksel”.

Me ditë të tëra nëpër kafiteri, shtëpi dhe tubime nëpër fshatra do të ritregohet kjo vizitë dhe gjithçka që ndodhi aty, gjë që edhe ishte qëllimi i organizatorit, e që me gjithë zemër e mbështetën edhe mediat të cilat qe një kohë të gjatë i ngjajnë goxha shumë postierëve.

Kaloi edhe ajo ditë. Mbase tani Gavrilo Milentijević mundet, e munden edhe serbët nga Kosova. Ka aty diçka të mirë, që të mos i kapë mortaja e bardhë, sëmundje e rrezikshme e të sotmes. I lumtë Vučić-it!