Të enjten hapet ekspozita e artistit Vladimir Miladinoviq

0
614

KultPlus

Ekspozita do të hapet të enjten me fillim nga ora 20:00, në Klubin e Boksit, rruga Mark Isaku 2, në Prishtinë, ku do të qëndroj e hapur përgjatë një muaji në po këtë vend, shkruan KultPlus
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, të enjten do të hapë ekspozitën “Drawing rectification”, të artistit Vladimir Miladinoviq që vjen nga Beogradi. Kjo ekspozitë edhe pjesë e programit vjetorë të ekspozitave në Stacion, dhe vjen si bashkëpunim i parë ndërmjet kësaj qendre dhe artistit Miladinoviq.
“Drawing rectification”, është e kuruar nga Albert Heta ndërsa është e ndërtuar si një histori me një fillim dhe një fund. Është e bazuar në një imagjinatë artistike në lidhje me ngjatje të vërteta, dokumentacion arkivor real dhe njerëz të vërtetë.
Ekspozita do të hapet të enjten me fillim nga ora 20:00, në Klubin e Boksit, rruga Mark Isaku 2, në Prishtinë, ku do të qëndroj e hapur përgjatë një muaji në po këtë vend, shkruan KultPlus./KultPlus.com

<a href=”http://www.kultplus.com/?id=4&l=13523> http://www.kultplus.com/?id=4&l=13523 </a>

SHARE