Tentim i parë për të vlerësuar qëndrimet në veri të Kosovës

Distanca etnike mes shqiptarëve dhe serbëve nuk po zvogëlohet. Ky ishte një nga përfundimet e raportit të fundit të OJQ-së Aktiv dhe Qendrës për paqe dhe tolerancë mbi “Qëndrimet e qytetarëve të veriut të Kosovës”. Hulumtimi u zhvillua mes majit dhe korrikut të këtij viti në katër komunat me shu-micë serbe në veri të Kosovës. Raporti vërtetë paraqet një gjendje të vështirë socio-ekonomike të veriut të Kosovës derisa po kalon nëpër procesin e normalizimit por ai gjithashtu zbulon disa ndryshi-me te qëndrimeve në zhvillim e sipër.

0
1073

Distanca etnike mes shqiptarëve dhe serbëve nuk po zvogëlohet. Ky ishte një nga përfundimet e raportit të fundit të OJQ-së Aktiv dhe Qendrës për paqe dhe tolerancë mbi “Qëndrimet e qytetarëve të veriut të Kosovës”. Hulumtimi u zhvillua mes majit dhe korrikut të këtij viti në katër komunat me shu-micë serbe në veri të Kosovës. Raporti vërtetë paraqet një gjendje të vështirë socio-ekonomike të veriut të Kosovës derisa po kalon nëpër procesin e normalizimit por ai gjithashtu zbulon disa ndryshi-me te qëndrimeve në zhvillim e sipër.

Dokument përmban dy të dhëna të cilat më lanë përshtpje. E para është ajo që 56% e respodentëve përkrahin pjesëmarrjen e serbëve në instituconet e Kosovës përkundër faktit se – e kjo është e dyta – vlerësimet e pjesëmarrësve për institucionet qeveritare, si të Beogradit ashtu edhe të Prishtinës, treguan nivele të ulëta të besueshmërisë dhe të kënaqësisë. Kjo mungesë e besimit është temë e cila përshkon tërë raportin. Ka një vullnet për të përkrahur integrim më të madh por ekziston një ndenjë reale e braktisjes nga autoritetet, nga elitat politike të Serbisë dhe Kosovës. Situata komplikohet edhe më tej nga fakti se komuniteti serb ende ndihet i përjashtuar nga procesi i cili po vazhdon përkundër kësaj. Ata ndihen sikur zgjidhjet po u imponohen nga Beogradi, Prishtina dhe ndërkombëtarët.

Kjo shifër prej 56% është edhe më interesante pasi animi drejt kësaj përqindje është më i lartë në grupmoshat më të vjetra që mund të tregojë jo vetëm një të kuptuar instinktiv të nevojës për të por ndoshta edhe një trashëgimi të kujtimeve kolektive të historisë së kaluar që kishte kohëra të mira dhe të këqija. Duket sikur shpjegim i arsyeshëm i njerëzve që nuk mbështesin pjesëmarrjen ishte se kjo do të ishte e barabartë me njohjen e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij sondazhi ishte për të kuptuar çështjet kryesore sociale dhe ekonomike në veri dhe për të ndihmuar informimin e vendimeve politike që lidhen me procesin e normalizimit dhe implementimin e marrëveshjeve të tij. Sa i përket të parës, ai tregon një tablo goxha të zymtë të gjendjes socio-ekonomike në veri the perspektivës atje. Papunësia, veçanërisht ndër të rinj në nivelin 44%, është dekurajuese ashtu siç janë edhe dëshirat e 40% e të intervistuarëve për t’u larguar nga Kosova. Asnjë nga këto shifra nuk do të jenë befasi për njohësit e Kosovës së ditëve të sotme dhe më gjërë, të Ballkanit, edhe pse këto probleme komplikohen më tej nga fakti se 52% e të punësuarëve zënë vende punë të financuara nga Beogradi. Këto janë vende pune kryesisht në sektorin publik, disa prej të cilave do të zhduken kur marrëveshjet e normalizimit të implementohen në tërësi. Megjithatë, 60% kanë thënë se do të ishin të gatshëm të punonin në institucionet e Kosovës që është edhe një shenjë tjetër se ata e kanë kuptuar se ndryshimet janë reale dhe të pashmangshme.

Përkundër kësaj tabloje të vështirë socio-ekonomike raporti shpalos të dhëna inkurajuese për vetëdijësimin e njerëzve se ata do të duhet t’i ndërrojnë punët e tyre dhe të shikojnë opsione të tjera për karrierat dhe punësimin e tyre. Mbi 30% thanë se janë duke shikuar mundësitë për të filluar biznese të reja private. Pengesa më e madhe për këtë konsiderohet mungesa e burimeve financiare për fillimin e biznesit nga gati 60% e respondentëve. Kjo është e rëndësishme sepse mund të jetë in-dikacion që njerëzit e kuptojnë se nuk mund më të presin nga shteti që t’u ofrojë punë dhe rrjedhimisht po fillojnë të marrin përgjegjësi më të madhe për jetën e tyre. Ky është vendim mjaft i vështirë në veri sepse themelimi i një biznesi privat nuk është punë e lehtë. Kjo nënvizohet më tej në raport ku jepet një listë e problemeve të cilat lidhen me marrjen e kredive. Mendoj se janë dy përfundime që mund të bëhen në lidhje me këto të dhëna. Së pari, ky është një shembull i rëndësishëm i objektivit të raportit për të informuar vendimet politike sepse qeveria duhet të sigurojë që të jenë të vendosura procedurat e duhura për të themeluar biznese. Së dyti, rritja e biznesit duhet të ndihmojë nxitjen e tubimit më të madh të aksionerëve të tjerë për të ndihmuar forcimin e institucioneve formale e joformale aq të nevojshme për zhvillimin e veriut.

Zhvillimi i bizneseve është mënyrë e mirënjohur për t’i bërë bashkë tregtarët dhe pronarët e bineseve pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Ndoshta do të mund të ndihmonte që të ngushtohet distanca etnike mes dy komuniteteve.

Ky është raport i vlefshëm pasi që përmban tregues dhe informata të reja. Është i pari i këtij lloji ndonëse vetëm dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE-ja, aspekte të rëndësishme të së cilës ende nuk janë implementuar. Kjo marrëveshje ka gjeneruar një proces i cili po përparon ngadalë në një ambient tejet të politizuar, siç thotë edhe vet raporti, ku ka mungesë të transparencës së vërtetë. Rrjedhimisht, çfarëdo konkluzash duhet të nxirren me kujdes. Shpresojmë që Aktiv do të pasojë këtë raport me një tjetër pas disa vitesh. Pa marrë parasysh këtë, janë disa pika të qarta në këtë raport të cilat duhet të dëgjohen, të cilat nuk është hera e parë që po thuhen por duket se nuk po dëgjohen. Autorët e raportit duhet të sigurohen që në mënyrë aktive të mund të realizojnë objektivin e tyre për të informuar marrësit e vendimeve, të cilët duhet të gjejnë kohë t’i dëgjojnë këta zëra të veriut dhe të angazhohen me ta.

15 nëntor 2015

Shënim: Raporti mund të gjendet i plotë në faqen tonë DOKUMENTE
http://www.new-perspektiva.com/alb/Files/HulumtimQndrimeteqytetareveneveriteKosoves.pdf