Thaçi: Shpejt krijohet komisioni për themelimin e AKS-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shumë shpejt do të themelohet një komision i veçantë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

0
832

Thaçi ka thënë se themelimi i Asociacionit do të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e saj, raporton KTV.

Presidenti këto komente i bëri pas takimit me delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian.

“Si president u zotova që do t’i kryejmë të gjitha punët, duke themeluar edhe komisionin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Një Asociacion që nuk do të ketë aspekt ekzekutiv dhe legjislativ, por që do të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej shtoi se do të bëhet edhe implementimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Thaçi gjithashtu ka thënë se do të iniciojë hartimin e një kodi që nuk do të lejojë njerëz të dënuar në skenën politike.

(koha.net, 16/05/2016)