Thaçi thotë se s’merr pjesë në negociata që udhëhiqen nga Lajçaku

0
402

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që është i zëshëm në kritikat ndaj përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se s’do të marrë pjesë në proceset negociuse që udhëhiqen nga ai.

“Personalisht, si president do t’i përgjigjem ftesave nëpër samite që udhëhiqen nga Merkeli, Macroni, etj, por nuk e kam vullnetin që të participojë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçaku”, tha Thaçi, raporton KOHA

“Kam besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, ata do ta përmbyllin suksesshëm dialogun. Pa rol udhëheqës të SHBA-së nuk ka faktor që i lëviz këto gjëra. Është inkurajues çdo vullnet nga BE-ja në këtë drejtim. Por, personalisht, nuk jam në kontakt me Lajçakun dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet Lajçak-Kurti-Borrell. Përballë kemi dy negociatorë që vijnë nga vende që s’e kanë njohur Kosovën”, tha Thaçi.

(koha.net, 26/05/2020)