U hap ekspozita “Vizatimi i rektifikimit”, nga artisti Vladimir Miladinoviq

0
653

KultPlus

“Gjithsej i kemi ekspozuar 36 piktura dhe janë dy grupe të ndryshme të punimeve. Në grupin e parë të punimeve bëjnë pjesë vizatimet që janë pikturuar në bazë të gazetave ndërsa në grupin tjetër janë pikturat që kam marrë prej disa materialeve arkivore që i kam gjetur, e që janë të pakta ato arkivore, pasi që, në Beograd është shumë e vështirë të kesh qasje në arkiv e poashtu janë të pakta”, tha për KultPlus artisti Miladinoviq, për të cilin ishte hera e parë që vjen në Kosovë, dhe poashtu tha se ka pasur kënaqësinë të njoh kaq shumë njerëz të mirë
Sarandë Selimi
Pasionet e njerëzve janë nga më të ndryshmet, por të kesh një pasion për artin është diçka shumë e veçantë, pasi që, një pasion i tillë të shtynë drejt disa gjërave që ndoshta dikujt mund ti duket absurde se pse e bënë atë gjë. Të kërkosh nëpër arkivat e shtetit aq shumë e në fund të dalë një rezultat jo i mirë në gjetjen e asaj se çfarë kërkon, ndoshta do të të shtynte që ta lësh atë punë fare. Por jo njëjtë për një gjë të tillë ka vepruar artisti Vladimir Miladinoviq, ai pasi që, kërkoi nëpër arkivat e Serbisë, shumë pakë gjeti materialin i cili i duhej për ta kompletuar një ekspozitë. Ai vazhdoi që të marrë gazetat ditore të shtypura që nga vitet e 90-ta, ku kështu gjeti aq shumë material, dhe filloi punën të cilën e donte aq shumë.

Gjithsej 36 piktura, që vinin shumë më ndryshe se që jemi mësuar ti shohim, u paraqitën mbrëmjen e së enjtes në Klubin e Boksit, nga artisti serb Vladimir Miladinoviq ku këto piktura sillnin edhe ekspozitën e parë për vitin 2016 për Qendrën për Art Bashkëkohorë-Stacion. Vladimir Miladinoviq, këto piktura i kishte krijuar me tush, dhe ishin faqet e gazetave ditore që sillnin rrëfime nga më të ndryshmet, duke filluar nga dokumente të rëndësishme e deri tek periudha e luftës e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi, ku poashtu ishte edhe një pjesë ku flitet për gjetjen e trupave të shqiptarëve të futur në një frigorifer, e që barteshin për tu zhdukur diku.
“Gjithsej i kemi ekspozuar 36 piktura dhe janë dy grupe të ndryshme të punimeve. Në grupin e parë të punimeve bëjnë pjesë vizatimet që janë pikturuar në bazë të gazetave ndërsa në grupin tjetër janë pikturat që kam marrë prej disa materialeve arkivore që i kam gjetur, e që janë të pakta ato arkivore, pasi që, në Beograd është shumë e vështirë të kesh qasje në arkiv e poashtu janë të pakta”, tha për KultPlus artisti Miladinoviq, për të cilin ishte hera e parë që vjen në Kosovë, dhe poashtu tha se ka pasur kënaqësinë të njoh kaq shumë njerëz të mirë.
Vladimir Miladinoviq
Kurator i kësaj ekspozite ishte vetë drejtori i Stacion Albert Heta. Ai për KultPlus, u shpreh mjaft i kënaqur që po nis vitin 2016 me një ekspozitë të tillë, dhe me një artist të ri siç është Vladimir Miladinoviq.
“Ekspozita është pjesë e programit vjetor dhe është bashkëpunimi i parë i Stacion me artistin e ri Vladimir Miladinoviq. Si e tillë shënon një mundësi të mirë për ta njohur sa ma mirë punën e tij dhe krijon mundësi për paraqitjen e artistëve të rinj”, u shpreh për KultPlus Albert Heta, i cili vazhdoi të tregoj edhe për ekspozitën.
Albert Heta
“Gjatë hulumtimit ai arriti të gjejë edhe dokumentacionin e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë po edhe materiale të tjera si për shembull zhvendosja e kufomave të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë me Serbinë të cilat janë bartur me anë të frigoriferit, e shumë gjëra të tjera që janë mjaft interesante për publikun”, tha me tej Heta.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 7 maj, ku pas kësaj Stacion do të vazhdoj me programin e vet vjetor që ka për vitin 2016./KultPlus.com

http://www.kultplus.com/?id=4&l=13560

SHARE