Vëllai i madh 

Derisa BE-ja e pothuajse të gjithë zyrtarët e saj po përpiqen ta sjellin në vete Qeverinë në  Prishtinë duke e bindur me letra dhe kërcënime të vakëta për ndalimin e rrugës evropiane të Kosovës, nëse ajo rrugë fare ekziston, nga ana tjetër, SHBA-ja dhe Britania e Madhe qartazi dhe pa kurrfarë dyshimi janë vënë në anën e Prishtinës në bazë të secilit veprim që kohët e fundit ka ndërmarrë kjo Qeveri.

0
116

Në dritën e tërë asaj që po ndodh kohët e fundit në Kosovë e që është në lidhje me masat që i ka futur apo i ka zbatuar në vepër Qeveria e Kosovës, shtrohet pyetja se kush është ai që një qëndrimi dhe hapave të tillë po i ofron mbështetje të pashoq. Por nuk u prit shumë për përgjigje sepse qëndrimet e fuqive të mëdha qartësisht u kristalizuan në lidhje me të gjitha ato që po ndodhin. Derisa disa ndiejnë keqardhje për procesin e stopuar të negociatave në Bruksel, disa të tjerëve u vjen keq që Prishtina nuk ka pritur me disa veprime, të tretët megjithatë mbështesin pa rezervë secilin veprim që e ndërmarrin autoritetet e Prishtinës. Natyrisht, të gjithë ata janë dikush që nuk jeton në Kosovë dhe që përmes prizmës së zhvillimeve në Kosovë në mënyrë ekskluzive shikon interesat e veta. Duke krijuar një klimë të tillë që nëpërmes situatës së re të krijuar të mund më lehtë të sendërtojnë interesat e veta, askush prej tyre nuk do t’ia dijë se si do të ndikojë kjo në gjendjen politike dhe të sigurisë në Kosovë. Përndryshe, mbase e kemi kaherë të qartë që brengosja e tyre është ekskluzivisht e kufizuar në gjykime deklarative dhe luftë me letra, apo – që është edhe më hipokrite – përmes twitterit.

Derisa BE-ja e pothuajse të gjithë zyrtarët e saj po përpiqen ta sjellin në vete Qeverinë në  Prishtinë duke e bindur me letra e kërcënime të vakëta për ndalimin e rrugës evropiane të Kosovës, nëse ajo rrugë fare ekziston, nga ana tjetër, SHBA-ja dhe Britania e Madhe qartazi dhe pa kurrfarë dyshimi janë vënë në anën e Prishtinës në bazë të secilit veprim që kohët e fundit ka ndërmarrë kjo Qeveri. Është e qartë që politika e Beogradit për mospranimin e pavarësisë së Kosovës pa marrëveshje përfundimtare të kompromisit nuk do të ndryshojë nën presione të këtilla dhe që kjo rrugë në të cilën është nisur Qeveria e Kosovës është gjithsesi më e vështirë dhe nuk i shihet qartë fundi kësaj krize. 

Shtrohet pyetja se kush është ideatori i tërë kësaj që po na ndodh muajt e fundit. Mendoj se është e qartë për të gjithë që pas qëndrimeve të ambasadorëve të fuqive të mëdha të lartëpërmendura dhe pas qëndrimeve të qarta të administratave të tyre, këtë rol të ideatorit e marrin pikërisht SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Mbështetje të veçantë një qëndrimi të tillë i dhanë ambasadorët e këtyre shteteve gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u thirr me kërkesë të Serbisë e në lidhje me situatën kritike në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, veçanërisht në lidhje me dy gjëra, vendosjen e taksës për prodhimet serbe, por edhe me vendimin e autoriteteve në Prishtinë që të zgjerojnë mandatin e FSK-së (Forcave të Sigurisë të Kosovës), do të thotë që nga FSK-ja e gjertanishme të formojnë Ushtrinë e Kosovës. 

Shtrohet pyetja për të gjithë ata që mendojnë kthjellët, kujt i duhej e tërë kjo, dhe kush është ai të cilit më së shumti po i ngutet. A është kjo Qeveria e Kosovës e cila ka humbur tepër shumë kohë gjatë mandatit të tij në negociata me Serbinë e që gjatë kësaj kohe nuk ka fituar asgjë për këtë, apo është ndoshta pikërisht dikush nga këto fuqitë e mëdha që u përmendën si mbështetje kyçe për të gjitha ato që janë zbatuar? Duke e shikuar realisht gjendjen në regjion, por hiç më pak edhe në botë, do të mund të konkludohej se më shumë u është ngutur fuqive të mëdha se sa autoriteteve në Prishtinë. Përpjekja që përmes vendimeve të shpejta në terren gjendja të sillet para aktit të kryer, dhe kështu Serbia të detyrohet që të ballafaqohet me qëndrimin e qartë refuzues në lidhje me të gjitha kërkesat e saj, siç duket nuk u tregua e frytshme, sepse, siç po e shohim, nuk erdhi as deri në masën më të vogël deri tek ndryshimi i qëndrimit të Beogradit, e është pritur diçka krejtësisht tjetër. A do të thotë kjo që gjendja në botë ka ndryshuar dhe që ndikimi i SHBA-së dhe Britanisë nuk është më aq i fuqishëm ashtu që edhe hapi i tyre më i vogël të ndikojë në masë të madhe në ndryshimin e qëndrimeve të Qeverive të shteteve të vogla, apo ndoshta Serbia ka fituar ca aleatë të rinj, po ia lëmë vetë kohës të tregojë sepse qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje ende nuk ka, por është evidente që gjërat në terren nuk po shkojnë ashtu siç është planifikuar. Ndoshta pikërisht kjo nguti në marrjen e vendimeve është shkaktuar nga paralajmërimi i para disa muajve kur zyrtari i administratës amerikane, Matthew Palmer, nënvizoi që madje edhe mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka kufizimet e veta edhe fundin. Me këtë mendojmë në kufizime kohore, sepse asnjëherë mbështetja e asnjë administrate në Uashington në ndonjë hapësirë nuk ka zgjatur 20 vite siç është rasti me Kosovën e me vetë këtë është krijuar përshtypja që ngadalë po humbet durimi. Sjellja e SHBA-së, si Vëllai i Madh i Kosovës, më së shpeshti nuk ka dashur t’ia dijë se çka në fakt po ndodh në terren, sepse për administrata të mëdha, siç është ajo amerikane, popujt e vegjël nuk janë brengë e madhe. Për këtë qëndrim duhet të shpresojnë edhe vetë shqiptarët sepse në atë moment që SHBA-ja të vlerësojë që puna e tyre në Kosovë ka mbaruar, ata do të tërhiqen dhe një pushteti të atëhershëm në Prishtinë do t’ia lë që vetë ta udhëheq politikën e saj, natyrisht, në përputhje me udhëzimet për një periudhë më të gjatë. Por bazat e asaj politike, e në veçanti marrëdhëniet me fqinjët, do të duhet t’i definojë dhe zbatojë vetë Prishtina. Mirëpo, nëse këto veprime të sotme janë pasqyrë se si bëhet një politikë e tillë, mendoj se politika e fqinjësisë së mirë nuk është në agjendën e Qeverisë në Prishtinë. Apo ndoshta këtë Vëllai i Madh as që e ka vendosur në agjendën e tyre?

comments

SHARE