Vendi ku askush nuk heq dorë

Jeta në Kosovë, pa marrë parsasysh se ku, definitivisht nuk është e lehtë. Ndonëse lufta në Kosovë ka përfunduar para njëzet viteve, njerëzit, përkrah të gjitha problemeve, ende jetojnë në frikë dhe tension. E tërë kjo situatë, këtu, në Gorazhdec, është dhjetëfish më e rëndë. Por ajo që me të vërtetë i dallon këta njerëz është optimizmi. Ata janë ata që kanë mbetur, ata që nuk kanë hequr dorë. 

0
176

Ditë e ngrohtë marsi. Temperatura të pazakonshme të larta për këtë kohë të vitit. Vozitësi im i taksisë qe një kohë të gjatë, me përkatësi etnike shqiptar, dhe unë u larguam nga Mitrovica dhe u drejtuam kah jug-perëndimi. Kaluam nëpër Skënderaj dhe Istog dhe tashmë për herë të dytë e huqim rrugën te Peja. Nuk ka shenja, tabela të rrugëve, asgjë. Aty-këtu ndonjë kalimtar, pa të cilët definitivisht nuk do të mund të arrinim në cak. „Rruga për Gorazhdec?“ pyet tanimë bashkëbiseduesi im i mirë në shqip. „Vetëm drejt“ na tha, „këtu është afër, por nuk është e shënuar.“ Vazhduam drejt, rrugës e cila do të duhej të ishte dydrejtimëshe por që mezi duket si e tillë. Pas vetëm rreth 10 minutash udhëtimi me veturë nga Peja – duket se jemi aty. Përnjëherë e kaluam edhe shkollën e mesme edhe ca shtëpi të vjetëruara bashkë me disa të tjera më të reja.

Emrat e rrugëve dhe mbishkrimet thonë vetëm një gjë: jemi definitivisht në Gorazhdec, por ku do të jetë qendra e kësaj enklave serbe. Tani unë e kam radhën të pyes. Automjeti ndalet, unë e hap dritaren dhe pyes zonjën e parë pak më të moshuar që e takoj: ku është qendra e Gorazhdecit? „Paj, këtu jeni, në qendër“, përgjigjet zonja me buzëqeshje. Dhe me të vërtetë ishim aty. Para nesh ishte një shesh i vogël, i shtruar me pllaka dhe një ndërtesë njëkatëshe që e rrethon atë. Në atë ndërtesë njëkatëshe gjenden të gjitha, policia, shtëpia e kulturës, stacioni i radios, organizatat joqeveritare e deri tek një kafeteri e vogël. Aty është edhe vendparkimi, natyrisht. Rreth nesh ka automjete me targa të ndryshme, një numër i barabartë i atyre me targa të Kosovës dhe i atyre me targa të Serbisë. Vetëm një bankë ka mbetur në atë shesh të vogël. Dy zotërinj të moshës së mesme na përshëndesin duke konstatuar: „Ju nuk jeni nga këtu?“ Është vend i vogël ky, secili e njeh secilin, ishte e qartë që ne të dy nuk ishim nga Gorazhdeci. Bisedën e vazhdojmë me konstatimin që unë jam nga Leposaviqi kurse bashkëbiseduesi im dhe vozitësi i taksisë nga Mitrovica e jugut. „Lehtë e keni ju, në veçanti në Leposaviq. Është sikur jeni në Beograd,“ tha njëri nga ta duke qeshur.   

Tërë kohën përpiqemi të krahasojmë jetën këtu dhe atje diku në veri të Kosovës dhe pandërprerë dëgjoj, tashmë atë të njohurën: „lehtë e keni Ju“. Më në fund, i pyeta edhe për jetën në Gorazhdec. „Jetojmë ashtu siç mundemi, ja kështu jetojmë,“ thotë njëri derisa tjetri e pohon këtë me kokë. Problemet, thonë ata, janë të mëdha. Ndonëse mbi një derë të njëkatëshes rreth sheshit valon flamuri serb, të gjitha këtu janë sipas sistemit të Kosovës. Problemet janë të mëdha, ju japinreçetë serbe për barna që nuk gjenden në barnatoret serbe, vetëm në barnatoret e Kosovës. Të gjitha këtu janë ndryshe, nuk është ky veriu i Kosovës. Ndonëse janë enklava serbe, ndonëse valëviten flamujt serbë, këtu vetëm populli është serb. Të tjerat kaherë janë sipas ligjeve të Kosovës. „Lehtë është për Ju në veri,“ e përsërisin prapë.

Ndonëse dëgjojmë se asgjë nuk është e lehtë në Gorazhdec, se as marrëdhëniet me fqinjët nuk janë të lehta, se nëpër shtëpi njerëzve u shkruhen grafite provokative, u vidhet rasati, këta njerëz kanë mbetur përplot shpirt dhe para së gjithash pozitiv. Deria flasin për të gjitha këto, tregojnë duke qeshur, sepse, siç thonë, „ata nuk mund të bëjnë asgjë“, kështu që e jetojnë jetën e tyre ashtu siç janë të detyruar por edhe më tej mbeten pozitiv dhe nuk e humbin shpresën se do të ketë ndryshime. 

„A doni të pijmë nga një kafe“, na pyesin, sepse, siç thonë, tashmë është koha për diçka të tillë. Derisa hyjmë në një kafeteri paksa të vogël në kënd të sheshit, të gjithë e vërejnë që nuk jemi nga këtu prandaj janë kureshtarë të dijnë prej nga jemi dhe çka na sjell këtu. Kur edhe unë më në fund ua shpjegoj arsyen e ardhjes sime, por edhe prej nga jam, edhe një herë nga të tjerët dëgjoj: „Leposaviq? Oh, paj lehtë është për Ju.“

Gjatë të gjitha bisedave dhe pyetjeve për jetën, i pyeta nëse ndonjëherë do të zhvendoseshin nga këtu. „Asnjëherë, unë i përkas këtij vendi, ky është vendi im,“ përgjigjet një djalë i ri. Ndonëse një numër i madh i të rinjve po shpërngulet nga Gorazhdeci, ky vend ende numëron më shumë se 750 serbë, të cilët para së gjithash duan të mbeten dhe të jetojnë këtu ku janë.

Dita tashmë kalon me shpejtësi dhe koha është të kthehemi në atë veriun e famshëm, i cili këtu duket sikur një jetë në përrallë. Mirëpo, po largohem e ndryshuar. Diçka ndryshoi atë ditë. Njerëz it që jetojnë një jetë tejet të vështirë dhe aspak të lakmueshme, janë përplot vullnet dhe dëshirë për mbijetesë. Janë gjithmonë të buzëqeshur pavarësisht nga të gjitha ato gjëra që i mundojnë. Nuk duan që të heqin dorë dhe të largohen, nuk duan të braktisin atë që është e tyre. 

Jeta në Kosovë, pa marrë parsasysh se ku, definitivisht nuk është e lehtë. Ndonëse lufta në Kosovë ka përfunduar para njëzet viteve, njerëzit, përkrah të gjitha problemeve, ende jetojnë në frikë dhe tension. E tërë kjo situatë, këtu, në Gorazhdec, është dhjetëfish më e rëndë. Por ajo që me të vërtetë i dallon këta njerëz është optimizmi. Ata janë ata që kanë mbetur, ata që nuk kanë hequr dorë. 

Tashmë jam në rrugë duke u kthyer dhe po përpiqem ta përmbledh ditën në kokë dhe e kuptoj që nuk ia dola të bëj më shumë se një fotografi. Fotografi të reflektimit tim në dritaren në qendër të Gorazhdecit me kukullën me veshje popullore serbe. Ndoshta edhe për këtë arsye kjo ditë ishte specifike, pa shumë fotografi të panevojshme. Ishte ditë më ndryshe se kudo tjetër në Kosovë. Pikërisht sikur jeta në Gorazhdec.

comments

SHARE