Veseli thirrje për konsensus në dialogun me Serbinë, opozita e bojkoton

0
149

Asnjë nga partitë opozitare nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës për të arritur një konsensus për dialogun me shtetin serb.

Pas takimit që është mbajtur mes partive pjesë e koalicionit qeverisës, kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se takimi është zhvilluar vetëm nga partnerët e koalicionit qeverisës.

“Në takimin e sotëm  kanë marr pjesë vetëm pozita (kryeministri dhe zëvendëskryeministrat dhe jo  opozita, edhe pse formati i këtij takimi  ishte thirrur nga opozita”, tha Veseli në konferencën me gazetarë.

“Sot ne patëm një takim që ka të bëjë me arritjen e konsensusit në procesin e ardhshëm që e prek Kosovën dialogun. Takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, kanë qenë prezent vetëm partnerët e koalicionit qeverisës”, tha ai.

Veseli tha se nuk është privilegj të ulesh në një tavolinë me Serbinë, por është sakrificë politike.

“Nevoja e reflektimi, nevoja e akomodimit të një qëndrimi politik për dialogun , qoftë për konsum të brendshëm, qoftë edhe për populizëm është legjitime e opozitës. Me Serbinë të ulesh sot nuk është privilegj, është sakrificë politike, në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi. Por, përfundimi final i sherreve me Serbinë për hir të fëmijëve tanë, është përgjegjësi e të gjithëve. Mesazhi që sot do të duhej ta përçonim do të ishte konsensusi i të gjithëve”, tha Veseli.

“Unë flas me shumë përgjegjësi, një pjesë e opozitës ka pranuar të marrë pjesë në dialog. Jam shumë i sigurt që do të kemi një unitet të plotë në këtë proces. Populizmi nga i cili ka fituar në zgjedhje VV është dëshirë e të gjitha partive. Si qëndrim me partitë që kanë marrë pjesë është se do të marrim pjesë në procesin e dialogut, do të caktojmë vijat. Territori dhe integriteti i Kosovës është i pacenuar”, tha ai.

Kosova tha ai, ka bazat  mbi të cilat mund të dialogojë me Serbinë. “Do të bisedojmë që t’i hapim perspektivë Kosovës në proceset euro-atlantike në bashkëpunim me SHBA-të”, tha kryekuevndari Veseli.

(rtklive.com, 23/07/2018)

SHARE