Vringëllima e armëve

Derisa shqiptarët e festonin këtë akt, i cili për ta gjithsesi paraqet gati kulminacionin e ekzistimit të shtetit por edhe e siguron pavarësinë e Kosovës, serbët në veri në mënyrë simbolike varrosnin të drejtën ndërkombëtare. Derisa politikanët shqiptarët ngazëlleheshin, dhe megjithë kundërshtimin e NATO-s dhe BE-së, në mënyrë të pavarur vendosën se është koha që Kosova të formojë ushtrinë, politikanët serb si zakonisht ngritnin tensionet dhe i referoheshin rezolutës 1244. 

0
244

Edhe një paralajmërim për luftë –  tingëllon tmerrshëm por për neve parashikimet dhe thirrjet e tilla për luftë janë bërë përditshmëri. Për fat të keq. Nga ana tjetër, për fat të mirë, duket që kjo luftë edhe më tutje është ekskluzivisht mediale dhe politike dhe shpresojmë që kështu edhe do të mbetet. 

Në fakt, java e kaluar u shënua edhe nga një konflikt tjetër politik midis Kosovës dhe Serbisë. Jo, nuk është fjala për taksat, edhe pse ato edhe më tej janë në fuqi. Nuk është fjala as për raundin e ri të dialogut në Bruksel dhe kontradiktave që zakonisht pasojnë pas këtyre raundeve. Kësaj here bëhet fjalë për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Javën e kalur, Kuvendi i Kosovës votoi ligjet të cilat e mundësojnë formimin e ushtrisë, më saktësisht transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Republikës së Kosovës. Të vetmit që nuk kanë votuar për këtë ligj ishin përfaqësuesit e Listës Serbe, gjë që përfundimisht paraqiti diçka për të cilën pajtohen pushteti dhe opozita e Kosovës. Ai 14 dhjetor ishte vetëm edhe një ditë në vargun e thirrjeve për luftë dhe paqe midis serbëve dhe shqiptarëve.

Derisa shqiptarët e festonin këtë akt, i cili për ta gjithsesi paraqet gati kulminacionin e ekzistimit të shtetit por edhe e siguron pavarësinë e Kosovës, serbët në veri në mënyrë simbolike varrosnin të drejtën ndërkombëtare. Derisa politikanët shqiptarët ngazëlleheshin, dhe megjithë kundërshtimin e NATO-s dhe BE-së, në mënyrë të pavarur vendosën se është koha që Kosova të formojë ushtrinë, politikanët serb si zakonisht ngritnin tensionet dhe i referoheshin rezolutës 1244.

Kjo ngjarje gjithsesi pati jehonë tejet të madhe, si në regjion, ashtu edhe në opinionin publik ndërkombëtar. Si zakonisht, bashkësia ndërkombëtare pati një mendim të ndarë përkitazi me këtë vendim të Kosovës. NATO dhe BE, siç edhe u theksua më lartë, ishin qartësisht kundër këtij vendimi. Në të njëjtën kohë, Serbia kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku mendimet për këtë vendim të Kosovës ishin përsëri jo të dakorduara. Derisa si zakonisht Kosova mori mbështetjen e Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në anën e Serbisë mbetën Rusia dhe Kina.

Derisa ende jemi në pritje të shpalosjes së një zgjidhjeje ndërkombëtare rreth vendimit të Kosovës që të formojë ushtrinë, edhepse duket se nuk do të ketë ndryshime domethënëse lidhur me këtë temë, mbetet pyetja se çka ka ndodhur ndërkohë me njerëzit që jetojnë në Kosovë. Si  zakonisht, ishte ky edhe një vendim tjetër i cili e ndau popullsinë. Shqiptarët në eufori dhe festë për ngjarjen e pritur për një kohë të gjatë, serbët në frikë dhe protestë sepse është e panjohur se çka do të thotë për ta ky vendim i Prishtinës. Njëkohësisht, presidenti i Serbisë, i cili sipas zakonit bën thirrje për paqe, në vend që të qetësojë serbët që jetojnë në Kosovë vizitoi njësitë ushtarake në jug të Serbisë. Përveç kësaj, ai ia doli të deklarojë se Serbia ka fuqi të mbrojë serbët në Kosovë nëse do të ketë çfarëdo nevoje, më saktësisht në qoftë se do të sulmoheshin. Edhe një herë përjetuam ngritjen e tensioneve dhe frikës në vend se dikush të na thotë në të vërtetë se çka do të thotë formimi i ushtrisë së Kosovës.

Në këtë frymë tashmë kaluan disa ditë, në përditshmërinë e një banori kosovar ky vendim i parlamentit të Kosovës nuk ka ndryshuar edhe gjithaq shumë gjëra. Serbët nuk u sulmuan, Serbia nuk intervenoi, mbase edhe entuziazmi i shqiptarëve të Kosovës ra në minimum… Vazhdojmë të jetojmë “normalisht” derisa politikanët tanë sigurisht përgatisin edhe një sezonë me vringëllima armësh. Është vetëm çështje kohe se kur saktësisht do të vijë kjo sezonë. Së shpejti, kjo është e sigurt.

SHARE