Vučić: Politika për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve ka dështue!

0
67

Presidenti serb, Aleksandar Vučić, ka thanë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve asht mposht.

Në fjalimin e tij të mbajtun gjatë sesionit të Bordit Kryesor të Partisë Progresiste Serbe (SNS), Vučić u shpreh se simbas tij politika serbe e përqendrueme në ‘pshtimin’ e shumë gjanave nga Kosova ka dështue.

“Politika ime që Serbia të mbajë shumë gjëra në Kosovë është mposhtur. Këto politika nuk fituan, sepse Serbia preferon që të qajë mbi disa gjëra të cilat janë humbur, më shumë se sa të luftojnë që të marrin diçka në këmbim të saj. Krejt çka kemi mundur të marrim është hedhur dhe humbur, gjë që cënoi çdo përpjekje për implementimin e kësaj politike”, ka thanë Vučić.

Vučić tutje tha se asht i frigësuem se Serbia nuk ka me pasë shansë tjetër në këtë drejtim, mirëpo se kanë me vazhdue me luftue pamvarësisht kësaj.

“Jam i frikësuar se nuk do të kemi shansë tjetër, mirëpo ne do të vazhdojmë të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thanë ndër të tjera Vučić.

Theksojmë se Vučić vazhdimisht i ka akuzue liderët opozitarë në Serbi, se me dërgimin e Pamvarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, asht vendos vula në zarfin e njohjes nga shteti serb.

(rrokum.tv, 24/09/2018)

comments

SHARE