Vuçiqi u bën thirrje serbëve të Kosovës të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

0
113

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje sot serbëve të Kosovës që të mos jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës, formimi i së cilës pritet të ndodh deri në fund të vitit.

Vuçiq, derisa po fliste me gazetarët në Novi Pazar, ka thënë se “serbët kanë vetëm një ushtri dhe ajo është Ushtria e Serbisë”, raporton “Beta”.

Ai më tej tha se “ekziston një fshat serb nga i cili një numër qytetarësh janë lajmëruar në Ushtrinë e Kosovës”, por ai u bëri apel që të mos e bëjnë këtë sepse “Kosova nuk ka të drejtë të formojë ushtri”, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi deklaroi se Ushtria e Kosovës do të formohet deri në fund të vitit dhe se formimi i saj ka marrë edhe besimin e serbëve të Kosovës, duke shtuar se ka “edhe të rinj nga veriu” që lajmërohen për të shërbyer në këtë formacion.

(koha.net, 12/06/2018)

comments

SHARE