Zonja Ministre

Përzgjedhja e kuadrove që nderohen të ulen në të njëjtën tryezë me ministrat tjerë vitet e fundit ngadalë por sigurt është shkatërruar mjaft shumë, kurse kriteret janë lëshuar goxha ulët. Derisa Qeveritë tjera në regjion formohen ashtu siç është e paraparë me ligj dhe në mënyrën që pasqyron vullnetin e qytetarëve, në Kosovë ky kriter është shmangur dhe ngadalë por sigurt po bëhet një praktikë e zakonshme.

0
377

Kohët e fundit, në Kosovë aspak nuk po mungojnë lëvizjet politike që lënë pas vetes jehonë dhe pasoja, duke filluar nga taksa e deri tek ministrja e sapoemëruar Živić. Nganjëherë mund të mendojmë që edhe mund të mësohemi me një gjendje të tillë. Kjo do të ishte, gjithsesi, diçka shumë e keqe sepse atëherë do të bëheshim imun në gjithçka që ndodh përreth nesh, të pavetëdijshëm për rëndësinë dhe pasojat e diçkafit që ndodh. Gjëja e fundit që e preokupoi vëmendjen, para së gjithash, të mediave, e pastaj edhe të popullit, është emërimi i anëtares së Partisë Liberale Serbe (SLS), Dijana Živić, në pozitën e ministres së bujqësisë.

Kjo ndoshta edhe nuk do të preokuponte aq shumë vëmendjen e të gjithë neve sikur ajo të përfaqësonte dikë, por nëse i shikojmë paksa shifrat, mund të vërejmë se ajo edhe sa i përket të dhënave statistikore nuk e përfaqëson askënd, d.m.th që të jemi më të saktë, ajo e përfaqëson vetëm opsion politik por jo edhe qytetarët të cilët kanë votuar për të, ndoshta pikërisht për shkak të faktit se ajo i përket kategorisë së të emëruarve por jo edhe atyre të zgjedhur. Në këtë fakt, në të vërtetë, fshehet e tërë pesha e këtij veprimi të kryeministrit Ramush Haradinajt. Duke vendosur në pozitën e ministrit një person që nuk e ka kaluar procesin zgjedhor, e me vetë këtë nuk ka fituar besimin e votuesve në zgjedhje, nuk është thyer ligji por është prishur norma demokratike e respektimit të vullnetit të zgjedhësve.

Mund të mendohet se një qëndrim i imi i tillë është frymëzuar nga qëndrimi dhe reagimi i politikanëve nga Beogradi me rastin e këtij emërimi, por gjithsesi nuk është kështu. Para së gjithash, është e nevojshme që secili problem apo rast të shikohet nga më shumë anë ashtu që të jepet çfarëdo gjykimi për të.

Meqenëse sapo është emëruar ministrja e re, dhe ende duhet të dëshmojë në praktikë nëse i takon ajo pozitë në kuptimin profesional, le ta lëmë analizën më të thellë për një periudhë të ardhshme, por duhet t’i kthehemi hapit të kryeministrit që me emërimin e zonjës së përmendur Živić në vend të ministrit lë një përshtypje shumë të keqe. Përzgjedhja e kuadrove që nderohen të ulen në të njëjtën tryezë me ministrat tjerë vitet e fundit ngadalë por sigurt është shkatërruar mjaft shumë, kurse kriteret janë lëshuar goxha ulët. Derisa Qeveritë tjera në regjion formohen ashtu siç është e paraparë me ligj dhe në mënyrën që pasqyron vullnetin e qytetarëve, në Kosovë ky kriter është shmangur dhe ngadalë por sigurt po bëhet një praktikë e zakonshme.

Pa qëllim që të ofendojë këdo me këtë tekst, mendoj që ministrja e sapoemëruar edhe në praktikë nuk e përfaqëson askënd, sepse, siç e thamë më heret, nuk e ka kaluar procesin zgjedhor dhe në asnjë formë nuk e ka marrë besimin e qytetarëve. Në fund të fundit, është e qartë se është emëruar për dy arsye, e këto janë: është anëtare e SLS-së, që vite me radhë është një aleat tejet i mirë i Qeverisë, në veçanti në momente kritike, dhe së dyti, ajo quhet Dijana Živić, kështu që bile formalisht përfaqëson komunitetin serb. Se a janë këto parakushte të mjaftueshme që ajo të bëhet anëtare e Qeverisë së Kosovë, kjo i mbetet secilit ta vlerësojë. Shpresojmë se në vendin e saj të ri të punës megjithatë do të mbrojë interesat e popullit të cilin e përfaqëson dhe që në mënyrën më të mirë do të kryejë funksionin e saj sado që të zgjasë mandati i kësaj Qeverie.

SHARE