Telashet e kalimit të kufirit me Serbinë po detyrojnë kosovarët të pajisen me tabela KS

0
54

Me t’iu afruar kufirit me Serbinë, shumica e qytetarëve të cilët targat e tyre i kanë RKS, detyrohen që t’i ndërrojnë me ato prova, si e vetmja mënyrë për t’iu lejuar hyrja në territorin serb.

Ata që detyrohen t’i ndërrojnë targat, thonë se për shkak të telasheve të shumta, po mendojnë t’i kthejnë sërish targat KS, që janë të pranueshme nga Serbia.

Por, ka edhe shumë të atillë që udhëtimi i shpeshtë në këtë vend i ka detyruar më herët që t’i ndërrojnë targat nga RKS në KS, raporton KTV.

(koha.net, 26/01/2020)

SHARE