Thaçi megjithatë e pret në takim Lajçakun

0
343

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit.

Gjatë ditës, kreu i shtetit të Kosovës e vuri në mëdyshje takimin me Lajçakun.

Ai në një konferencë për media tha se nëse ka diçka konkrete për të thënë, është i gatshëm të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, njofton Klan Kosova.

Pas takimit me Thaçin i dërguari evropian për dialogun do t`i shkojë në zyrë kryekuvendares, Vjosa Osmani.

Mirosllav Lajçakun në orën 18:30 do ta pres në takim edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Sipas një njoftim të Zyrës së BE-së në Prishtinë gjatë vizitës treditore në Prishtinë, i dërguari i BE-së  synon të paraqesë data konkrete për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian Mirosllav Lajçak do të jetë sot në Prishtinë për të diskutuar modalitetet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian synon të paraqesë data konkrete për rifillimin e shpejtë të tij”.

(klankosova.tv, 16/06/2020)