Akuzë apo aktakuzë

Ashtu siç jemi mësuar tashmë, pasoja do të ketë, por deri në çfarë mase dhe në çfarë mënyre, mbetet për t’u parë. Mes tjerash, ngjarje të këtilla janë diçka të cilave duhet absolutisht t’u kushtohet vëmendje, sepse procesi që ka të ngjarë të zhvillohet mund të ketë pasoja të mëdha edhe në zhvillimet politike dhe shoqërore në Kosovë, duke pasur parasysh që këta njerëz marrin pjesë aktive në jetën politike të Kosovës.

0
51

Në kohën kur të gjithë ne, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, edhe më tutje merremi me çështje që nuk janë të lidhura me politikën dhe zhvillimet të cilat rrjedhin prej saj, erdhi lajmi nga Gjykata e specializuar për krimet e kryera në Kosovë që është dorëzuar kërkesa për shqyrtimin e ngritjes së aktakuzës kundër vetë kreut të pushtetit në Kosovë. Para së gjithash në të është i përfshirë presidenti, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, si dhe disa persona tjerë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. 

Gjithsesi, ky lajm i ka gëzuar të gjithë ata që kaherë kanë konsideruar se personat e përmendur mbajnë një përgjegjësi të caktuar për krime sepse ky është një sinjal se megjithatë do të arrihet deri te një lloj drejtësie, apo së paku që për diçka të tillë ekziston vullneti në gjykatë dhe prokurori, të cilat një gjë të tillë e kanë punë të veten. Por, të mësuar me përvojën e gjertanishme, ka gjasa të mëdha që propozimi i përmendur në të vërtetë është një pro forma dhe që si i tillë nuk do të japë rezultate. Në qoftë se megjithatë ndodhë që edhe të ketë ndonjë rezultat, ekziston mundësia që dënimet të jenë tepër të buta dhe si të tilla nuk do të paraqesin satisfaksion moral për ato familje, më të dashurit e të cilëve kanë ranë si viktima gjatë ngjarjeve të luftës e për vdekjet e të cilëve mund të ngarkohen personat e përmendur.   

Sido që të jetë, siç e dimë, shkenca juridike është e tillë që me lojë fjalësh dhe ndërrim tezash mund të arrihet shumëçka kështu që edhe në këtë rast kjo manifestohet ashtu që akti i cili është shkas i lajmit për të gjitha këto nuk po quhet aktakuzë por akuzë. Dallimi qëndron aty se akuza nuk e prejudikon fajësinë dhe me vete nuk mban kurrfarë provash materiale dhe dëshmitarë porse sipas logjikës vetëm shpreh dyshimin që krimi ka ndodhur dhe që një person i caktuar është përgjegjës për atë krim. Për dallim nga akuza, aktakuza do të ishte shumë më precize dhe me vete do të kishte edhe një peshë të caktuar juridike por edhe pasoja, si juridike ndërsa në terren sipas të gjitha gjasave edhe pasoja politike. 

Ashtu siç jemi mësuar tashmë, pasoja do të ketë, por deri në çfarë mase dhe në çfarë mënyre, mbetet për t’u parë. Mes tjerash, ngjarje të këtilla janë diçka të cilave duhet absolutisht t’u kushtohet vëmendje, sepse procesi që ka të ngjarë të zhvillohet mund të ketë pasoja të mëdha edhe në zhvillimet politike dhe shoqërore në Kosovë, duke pasur parasysh që këta njerëz marrin pjesë aktive në jetën politike të Kosovës.Po ashtu mbetet të shihet nëse ndoshta presidenti i Kosovës do të tërhiqet nga ky funksion sepse ky do të ishte gjithsesi një akt moral. 

Propozimi u paraqit, kohë kemi, drejtësia po pret, kurse a do të shkojë gjithçka sipas një rrjedhe normale, na mbetet të shohim. Sinqerisht shpresojmë që çdo gjë do të jetë në rregull, por megjithkëtë, të mësuar me përvojat e mëparshme na mbetet të presim kurse dëshmitarëve potencial t’u dëshirojmë shëndet të mirë. Në fund të fundit, të gjithë e dimë se çka u ka ndodhur atyre që kanë pasur guximin që të dëshmojnë.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE