Borrell paralajmëron vizita në Kosovë e Serbi: Do të bëjmë çmos për të lehtësuar dialogun

0
33

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi gjatë një takimi në Berlin.

“Ne do të bëjmë çmos për të lehtësuar dialogun Serbi-Kosovë,” tha Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së gjithashtu informoi kryediplomatin gjerman për planet e tij për të vizituar  Prishtinën dhe Beogradin gjatë kësaj jave.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne kemi një vizion të përbashkët se si të arrijmë stabilitetin dhe sigurinë në këtë rajon të rëndësishëm që është në mjedisin tonë të menjëhershëm,” theksoi Borrell, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Josep Borrelliparalajmëroi në Berlin për numrin në rritje të sfidave në të gjithë botën.

“Ne duhet të jemi më të bashkuar dhe të kemi një kuptim të përbashkët për botën, në mënyrë që të zhvillojmë një siguri të përbashkët dhe politikë të jashtme”, theksoi Borrell.

Ai i bëri thirrje Gjermanisë të marrë drejtimin në ndërtimin e një Evrope të tillë.

“Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë dhe unë e di se puna ime do të jetë e suksesshme vetëm nëse kam mbështetjen tuaj”, tha kryediplomati evropian pas takimit me Heiko Maas, transmeton Klan Kosova.

(klankosova.tv, 27/01/2020)

SHARE