Cirku i ri politik

Fushata vetëm sa ka filluar e që tani është kaotike, qesharake dhe e parashikueshme. Nëse asgjë tjetër, në këto kushte, fituesi është definitivisht i parashikueshëm. Edhe pse kjo është tashmë e qartë, është definitive që cirku zgjedhor vetëm sa ka marrë hov. Sipas të gjitha gjasave, thurja pritet të pasojë.

0
63

Diçka më pak se një muaj na ndan nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat janë caktuar për 6 tetor 2019. Në vend që ky të jetë vetëm edhe një cikël tjetër zgjedhor, si zakonisht, ai u shndërrua në cirk. Edhe pse situata në tërë Kosovën nuk është e shkëlqyeshme, ky cirk para së gjithash ka të bëjë me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.

Lajmi i parë shokues i ciklit zgjedhor, edicioni i 2019, na priti më 5 shtator kur nga Iniciativa Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” u komunikua se ajo do të marrë pjesë së bashku me Listën Serbe. Në fakt, IQ “Serbia, Demokracia, Drejtësia” është lista të cilën e udhëhoqi Oliver Ivanović, i cili, para së gjithash, në mënyrë konstante iu kundërvua Listës Serbe. Që gjërat të jenë edhe më keq, kjo iniciativë është marrë në shënjestër nga Lista Serbe në mënyrë konstante gjatë fushatave të mëparshme. Derisa lajmi komentohej në mënyrë shokuese nëpër rrjetet sociale, disa nga liderët dhe anëtarët e IQ SDP u distancuan nga një veprim i tillë, e disa madje edhe u  çanëtarësuan nga ajo. Në fund doli që aktori kryesor i këtij veprimi kaq të pabesueshëm dhe të papritur në fakt ishte nënkryetarja e iniciativës, Ksenija Božović. Sipas fjalëve të saj, kjo është mënyra më e mirë e bashkimit dhe përfaqësimit të serbëve të Kosovës. Derisa një politikë e tillë tash një kohë të gjatë është propaganduar nga Lista Serbe, e cila gjithnjë e më shumë po e ka monopolin mbi përfaqësimin e serbëve të Kosovës, askush nuk ka pritur që pjesë e kësaj politike do të jenë edhe ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Oliver Ivanović-it, i cili kishte luftuar pikërisht kundër kësaj politike. Mirëpo, në cirkun politik të quajtur zgjedhje në Kosovë, asgjë nuk është e papritur.

Por, natyrisht, rrëfimi nuk përfundon këtu. Serbët në këto zgjedhje do të kenë edhe tri lista përfaqësuese: Partinë e Pavarur Liberale të Slobodan Petrović-it, koalicionin “Liria (Sloboda)” dhe Partinë e Serbëve të Kosovës të udhëhequr nga Aleksandar Jablanović. Nëse i rikujtojmë zgjedhjet lokale në veri, të mbajtura në maj të këtij viti, kjo edhe mund të jetë një gjë e mirë sepse atëherë Lista Serbe ishte i vetmi kandidat.   

Mirëpo, edhe pse numri i kandidatëve është në njëfarë mënyrë përfaqësues, fushata dhe zgjedhjet janë githçka tjetër por jo të lehta. Në fakt, dy persona të lidhur me listën e Partisë së Pavarur Liberale (SLS) janë pezulluar nga vendet e tyre të punës. Së pari Saša Đorđević-it, anëtarit të SLS-së nga Shtërpca, i është dorëzuar vendimi për pushimin nga puna, e mandej nënës së Sandra Đokić-it, kandidates së SLS-së për deputete, vendimi për pezullim. Siç thonë nga SLS-ja, fushata e ndytë është e pritshme dhe se presionet ndaj anëtarëve të tyre janë të përditshme.   

Derisa në në tërë këtë cirk ishte pritur që midis kandidatëve të gjenden edhe pjesëtarët e Lidhjes për Serbinë (Savez za Srbiju), të cilët përfaqësojnë opozitën më të madhe në Serbi, përfaqësuesit e tyre në Kosovë vendosën që t’i bojkotojnë, siç thonë ata, zgjedhjet e rrejshme në Kosovë sepse nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. 

Fushata vetëm sa ka filluar e që tani është kaotike, qesharake dhe e parashikueshme. Nëse asgjë tjetër, në këto kushte, fituesi është definitivisht i parashikueshëm. Edhe pse kjo është tashmë e qartë, është definitive që cirku zgjedhor vetëm sa ka marrë hov. Sipas të gjitha gjasave, thurja pritet të pasojë.

SHARE