Ende nuk e keni “ngrënë” patriotizmin?

Ndoshta titulli ju duket i paqartë dhe i çuditshëm: si mund të hahet patriotizmi? Për këtë titull më ndihmoi një taksist nga Mitrovica. Në momentin kur pritej fillimi i ndeshjes futbollistike Shqipëri - Serbi unë gjendesha në një taksi të Mitrovicës. Në pyetjen time drejtuar takstistit se çka po ndodh kështu nëpër rrugët e Mitrovicës dhe për çfarë feste bëhet fjalë, përgjigja që mora ishte: ”Kjo rini është e uritur, punë nuk kanë, nuk kanë kurrfarë perspektive, u ka mbetur të hanë patriotizmin, e pastaj të mund të flejmë në qetësi”.

0
271

Ndoshta titulli ju duket i paqartë dhe i çuditshëm: si mund të hahet patriotizmi? Për këtë titull më ndihmoi një taksist nga Mitrovica. Në momentin kur pritej fillimi i ndeshjes futbollistike Shqipëri – Serbi unë gjendesha në një taksi të Mitrovicës. Në pyetjen time drejtuar takstistit se çka po ndodh kështu nëpër rrugët e Mitrovicës dhe për çfarë feste bëhet fjalë, përgjigja që mora ishte: ”Kjo rini është e uritur, punë nuk kanë, nuk kanë kurrfarë perspektive, u ka mbetur të hanë patriotizmin, e pastaj të mund të flejmë në qetësi”.

Edhepse në fillim çdo gjë dukej si një shaka nga ana e taksistit, i cili ishte i lodhur nga puna dhe për të cilin ndeshja nuk do të thoshte asgjë përveç se një mbushje e programit televiziv për ata që kanë kohë të lirë, kjo me të vërtetë qe një fjali serioze dhe bren-gosëse. A thua patriotizmi krahasohet me ushqimin? Kjo është vetëm shenjë që shoqëria ka hyrë në një krizë të madhe, jo vetëm financiare, por edhe shpirtëtore. Në vazhdim të bisedës mora vesh që ky është burimi i tij i vetëm i të ardhurave dhe që me të mban familjen shtatëanëtarëshe. Dhe që vetëm ”budallenjtë” munden me bark të zbrazët të ulërijnë dhe festojnë për gjëra të marra nëpër rrugë. Duhet të shikohet se prej çkafit të mbetet gjallë. Fëmijët e tij mëngjesin tjetër nuk do të pyesin kush fitoi në atë ndeshje, porse çka do të hanë për kafjall.

Në një moment mendova, njeri i arsyeshëm dhe realist. Tamam e shpenzuam patriotiz-min gjatë viteve “90 që shkaktoi aq gjakderdhje në Ballkan, një ndeshje prapë e zgjoi njëfarë patriotizmi. Këtë herë, ajo turmë e cila feston ndeshje të ndryshme dhe fitore të huaja, nuk i ka të vetat dhe është e vendosur që të përvetësojë çdo gjë që mendon që e ka të afërt. Kur nuk ka bukë, le të ketë ndeshje. Për të qenë kjo edhe më absurde, luajti Shqipëria dhe Serbia; në qoftë se do ta pranonim Kosovën si shtet, a nuk janë këto shtete fqinje njëra me tjetrën? Nëse udhëhiqemi me këtë logjikë, atëherë është dashur të festojnë edhe Mali i Zi apo Maqedonia. Në Kosovo nuk ka logjikë. Mbase është bërë shprehi që të përvetësohen gjërat që i përkasin dikujt tjetër, madje edhe identiteti. Një mik nga Fushë Kosova të nesërmen më uroi fitoren e Serbisë dhe konstatoi që edhe unë edhe ai jemi kosovarë dhe se kjo ishte vetëm një ndeshje simbolike. Unë shtova që edhe unë ndoshta simbolikisht kam luajtur në Tiranë, vetëm që ai nuk ka mundur të më iden-tifikojë në ekran dhe që unë i jam thellësisht mirënjohës që ai po e përcjell karrierën time. Të dytë qeshëm me këtë dhe secili prej nesh vazhdoi rrugën e vet. Ja pra, e shpen-zuam plot një minutë për patriotizmin, por megjithatë, po i kthehemi obligimeve tona personale. Patriotizmi ishte jetëshkurtër, dhe që të nesërmen jeta vazhdoi me rrjedhën e zakonshme.

Bilanci i kësaj ndeshjeje ishte një plumb qorr nga pjesa jugore në atë veriore të Mi-trovicës, plumba të harxhuar nga armë zjarri dhe fishekzjarre pa arsye. Megjithatë, ky është Ballkani, në një moment mund të digjet e në momentin tjetër sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Këtu ende luhet me letra të sigurta. Kur nuk ke asgjë në dorë, ti nxirre patriotizmin nga mënga. Turma do të nxehet dhe do të harxhojë energji, do të ketë diçka për të folur për disa ditë, e pastaj sërish nga fillimi. Është mirë që të jesh atdhetar dhe të duash vendin tënd, qytetin tënd, të njohurit tuaj, miqtë dhe disa vende të dashura. Kjo nuk do të thotë se për shkak të një ndeshje duhet të silleni si të egër dhe të zgjoni fqinjët tuaj, nuk jemi vetëm në qytet. Patriotizmi është fjalë e harxhuar dhe e njollosur. Me vetë përmendjen e thjeshtë të asaj fjale, askush nuk kujton diçka të bukur. Asociimet në Ko-sovë për patriotizëm janë lufta, vrasjet, vjedhjet, përdhunimet, krimet që janë fshehur prapa kësaj fjale. Do të thotë, çdo gjë që është e keqe në një shoqëri. Ndoshta ka njerëz të ndryshëm, por fati i patriotizmit tonë është i njëjtë si për shqiptarët ashtu edhe për serbët, asgjë të mirë nuk ka sjellë. Ka ende nga ata që nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara ose në momentin e caktuar i kanë harruar ato. Ky nuk është patriotizëm; të gjitha shenjat tregojnë për primitivizëm dhe sjellje të turmave vërdallë, pa ndonjë qëllim. Një nga themelet e patriotizmit është të respektosh fqinjin dhe vendasin tënd. Këtë respekt nuk e kemi parë në këtë patriotizëm. Apo si kriminelë të keqpërdorim çdo gjë ashtu që të kemi përfitime personale. Le të fshehemi pas këtij patriotizmi, sepse edhe ashtu nuk na mbetet asgjë tjetër. Ka tepër kësisoj patriotizmi, më shkoi mendja në atë çast, sa që as Kosova nuk mund ta durojë më dhe se në një moment të caktuar do të ndodhin prapë të 90-tat. Vetëm me një përfundim tjetër.

comments

SHARE