Katër pikat e Thaçit që vendosin paqen e bashkëpunimin Kosovë – Serbi

Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e BE-së dhe kjo siguron mjete përmes së cilave mund të vendosim paqe dhe bashkëpunim.

0
455

Kryetari në pritje Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë sot në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, transmeton koha.net.

Në kë fjalim i ka paraqitur katër pikat sipas të cilave dhe sipas tij, mund të ndihmojnë në prëmirëpsimien marrëdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton Koha.net.

Këto janë ato pika

Pika e parë: Duhet të kontribuojmë ndjeshëm dhe në mënyrë konstruktive në shqetësimet me të cilat përballet Evropa. Ballkani nuk është më në fokus tëtë gjithë të tjerëve. Në fqinjësinë tonë, emigrimi është një problem, ekstremizmi fetar është një problem.
Ka probleme në Paris, në Berlin, në Hagë.

Pra, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për të dhënë një kontribut real ndaj problemeve evropiane.

Ne duhet të punojmë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Duhet të punojmë shumë për të mposhtur rrjetet terroriste dhe ISIS-in në shtetet tona. Gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm përballë përfshirjes ruse. Serbia ende mirëpret një rol të Rusisë. Por, unë mendoj – DHE JAM I SIGURT – se Serbia në të ardhmen do të kthehet nga NATO dhe BE-ja më shumë sesa nga Rusia, sepse ajo është e rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja.

Ç’është e vërteta, nuk ka të ardhme për Serbinë jashtë bashkëpunimit euroatlantik dhe ne duhet të punojmë së bashku për të ndihmuar në integrimin e rajonit tonë.

Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Ne duhet gjithashtu, në të ardhmen, t’i bashkohemi programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Pika e dytë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë marrëveshje afatgjata që do të na ndihmojnë të përqendrohemi në ekonomitë tona, në vendet e reja të punës, jo vetëm në dialog. Dialogu nuk është i mirë nëse ai merr tepër shumë kohë, ose shkakton shumë emocione për të kaluarën. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për 5 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për 5 muajt e ardhshëm. Serbia duhet të pranojë Kosovën si fqinj dhe nuk duhet të kundërshtojë Kosovën në integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Pra, ne duhet të bëjmë kompromise që na lejojnë të mendojmë për të ardhmen dhe të kthehemi nga e ardhmja, Serbia duhet të hapë kapituj të negociatave me BE-në. Kosova duhet të bëhet vend ka ndidat për anëtarësim në BE.

Dikush mund të thotë se dialogu duhet të përdoret si një shkop kundër Kosovës dhe Serbisë.

Unë them se zbatimi i marrëveshjeve është karota dhe shkopi për të dy shtetet.

Kush i zbaton marrëveshjet, ec përpara. Kush nuk i zbaton, ngel prapa dhe paguan çmimin.

Pika e tretë: Ne duhet të punojmë në një kontekst rajonal dhe të gjejmë zgjidhje që përfshijnë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve bilaterale. Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë pajtimin, atëherë Bosnje e Hercegovina mund të bashkëpunojë më Kosovën pa probleme nga udhëheqësit e “Republika Srpska”-s.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i mirëpritur në Kosovë dhe kjo nënkupton më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Kjo e bën rajonin më të sigurt për të ecur përpara dhe për t’u bashkuar me komunitetin euroatlantik.

Qëndroj krenar që vitin që shkoi nënshkrova marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Obama me të drejtë e quajti atë një marrëveshje historike. Sërish, jo të gjithë në Prishtinë më duartrokitën për këtë. Por, ne jemi liderë, jemi këtu për të marrë vendime të vështirë, por të drejta.

Prandaj, ne duhet të vazhdojmë me Procesin e Berlinit dhe të kemi një konferencë të suksesshme në Paris këtë verë.

Por, BE-ja duhet të punojë me ne në projekte konkrete, sepse të bisedojmë nuk është e mjaftueshme. As premtimet nuk janë të mjaftueshme.

Kosova nuk mund të mbahet e izoluar. Ne kemi nevojë për liberaliz im e vizave sot. Kishim dje dhe jo nesër.

Projektet konkrete në infrastrukturën rrugore dhe në fushën e energjisë janë jetike.

Ne duhet të lidhim dhe të integrojmë rajonin dhe të përgatisim atë për integrim në BE në të ardhmen.

Pika e katërt: Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në sundimin e së drejtës dhe në sjelljen e drejtësisë për viktimat. Kosova ka vendosur dhomat speciale – një gjykatë speciale e Kosovës me ligjet e Kosovës, por e cila do të vendoset në Hagë. Shumë akuza janë publikuar në të ashtuquajturin raportin e DikMartit dhe tani Kosova po jetëson një proces shumë transparent dhe ndërkombëtar gjyqësor për të vendosur të vërtetën. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.

Gjykata Speciale përbën një mundësi dhe një përparësi për Ko sovën dhe jo një dënim. Unë udhëhoqa procesin e krijimit të kësaj gjykate në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës. Kosova gjithmonë ka pasur bashkëpunim të plotë me drejtësinë ndërkombëtare. Ne nuk mund të vazhdojmë të shpërfillim akuzat thjesht, sepse ne duhet të heqim çdo dyshim mbi emrin e UÇK-së.

(koha.net, 15/03/2016)

SHARE