Lajçak i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

0
25

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të marra mbrëmë nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.Lajçak përmes një postimi në Twitter ka theksuar se duhet të hiqen të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut.“I zhgënjyer në lidhje me masat e reja të reciprocitetit të paraqitura nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme dëmtojnë rinisjen e dialogut dhe duhet të hiqen menjëherë. Siç kemi thënë  vazhdimisht, ne presim që të dy palët në dialog të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar ai në Twitter.

Qeveria Kurti ka filluar zbatimin e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë pasi ka hequr tarifën 100 për qind.Dje ekzekutivi ka marrë vendim, i cili parasheh që në marrëdhëniet tregtare me Serbinë të ndalohen dokumentet për produkte bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve ose përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.Ndërsa sot, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë vendosja e reciprocitetit është masë më e keqe se tarifa, duke theksuar se nëse autoritet e Kosovës nuk i heqin këto masa, Serbia nuk do ti kthet dialogut të ndërprerë në nëntor të vitit 2018 për shkak të tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

(kallxo.com, 31/05/2020)

SHARE