Në prag të rifillimit të dialogut, Palmeri vjen në Kosovë

0
37

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, javën e ardhshme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të takohet me qeveritarët kosovarë për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale.

“Zëvendësndihmës sekretari Palmet do të jetë në Prishtinë javën e ardhshme për t’u takuar me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale”, ka thënë Ambasada Amerikane në një përgjigje për KOHËN duke mos specifikuar se pjesë e diskutimeve do të jetë dialogu.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë pritet të rifillojnë nga mesi i qershorit.

Kryeministri Albin Kurti pati takuar emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel ditë më parë ku diskutuan mbi procesin. Në takim të ndarë atje, Lajçak pati diskutuar edhe me presidentin serb për këtë çështje.

(koha.net, 28/05/2021)

SHARE