Patriotizëm kombëtar, qytetar a tjetër?

Ideja për sallonin e të martës të kalueme, të organizuem nga Instituti D4D me OJQ-në New Perspektiva, siç e prezantoi themeluesja e kësaj të fundit, Joanna Hanson, kishte lindë nga një film. “Woman in Gold” asht nji histori e vërtetë për nji zonjë që kishte mbi-jetue Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, e që dëshiron me rikthye nga qeveria aus-triake nji pikturë të Gustav Klimt-it që i kishte takue familjes së saj. Gruaja e pikturueme në të ishte halla e saj. Në këtë përpjekje, asaj i ndihmon nji gazetar i ri austriak i cili shpjegon se e ban këtë i motivuem nga nji “lloj i posaçëm i patriotizmit”, që nënkupton se ai beson se ekzistojnë dy lloje patriotizmi: njani nacionalist, vetjak dhe vetëmbrojtës, e tjetri i ri, që kqyr përpara, patriotizëm qytetar që sjellë drejtësi, asht humanist e përfshirës.

0
496

Ka përkufizime të ndryshme të patriotizmit dhe shpesh herë citohet ai i letrarit britanik Samuel Johnson që thotë se “patriotizmi asht streha e fundit e horrave” por ma rrallë përmendet edhe shpjegimi i biografit dhe bashkëkohanikut të tij, James Boswell, i cili e ka regjistrue këtë thanje, se Dr Johnson me këtë nuk e kishte gjykue patriotizmin në përgjithësi por vetëm patriotizmin falls. Pastaj shpesh mjegullohet koncepti i patriotizmit me atë të nacionalizmit. Për njanin prej panelistëve në sallon, edhe patriotizmi edhe nacionalizmi si kategori absolutisht duhet me u shqelmue jashtë historisë kur kihet para-sysh se “gjatë shekullit 20 i kanë kushtue Evropes nja 25 milion viktima; e kanë que Evropën në nacizëm, në fashizëm e në fund të shekullit e kanë çue nji shtet fqinj tonin në fashizëm konsensual ku praktikisht të gjitha strukturat e nji shoqnie tue përfshi Partinë Socialiste të Serbisë me nja 3 milion anëtarë, inteligjencen, kreun e shtetit, gjeneralshta-bin, Kishën Ortodokse, Shoqatën e shkrimtarëve dhe pothuejse të gjithë mekanizmat që e bajnë për me qenë nji shoqni moderne i ka përfshi në fashizëm dhe ate jo me u anga-zhue për diçka po kundër diçkafit, dmth kundër bashkëjetesës ose prosperitetit të fqinjve të vet pa marrë parasysh se cilët ishin ata, tue fillue që nga sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe në fund te shqiptarët e Kosovës.”

Edhe panelisti tjetër tha se pajtohej që nuk kishte dallim mes këtyne dy koncepteve por shtoi se pa patriotizëm/nacionalizëm nuk mundet me u ndërtue shteti ndonëse këto duhet me qenë të matuna, sepse nacionalizmi i tepruem çon në shkatërrim, “siç asht dëshmue në raste në fqinjësi”.

Gjatë diskutimit që pasoi doli në pah se kishte paqartësi të terminologjisë jo vetëm se çfarë nënkuptohet me patriotizmin e çfarë me nacionalizmin por edhe me nocionet komb e sht-et (dhe përkthimin e tyne në shqip). Shpjegimi i historisë shpesh gabimisht bahet me koncepte që kanë lindë pas revolucionit francez (1789), siç asht puna e Skënderbeut për të cilin disa thonë se ishte patriot a nacionalist në nji kohë kur nuk kanë ekzistue kombet si të tilla. Edhe vetë etimologjia e fjalës nga patria/pater (baba) u kontestue sepse përm-ban animin në bazë gjinore ndërsa termi asht devalvue nga gjanat e këqija që janë ba ose bahen në emër të tij. U fol madje edhe për “kapje” të patriotizmit.

Në varësi të rrethanave historike, tash kur kombi nuk asht i rrezikuem, nacionalizmi asht i deklasuem por patriotizmi duhet kultivue. U tha se në Kosovë ka nevojë për patriotizëm, në kuptimin e dashunisë qoftë edhe për një shtet multietnik (!). Për konstatimin se në Ko-sovë mungon patriotizmi, nji shpjegim i ofruem ishte se ai shpesh pasqyron të qenit krenar për vendin tand por se njerëzit në Kosovë nuk kanë qenë në gjendje (ende) me zhvillue nji krenari për shtetin e tyne të ri; një shtet që duhet të jetë modern, me diversitet, dhe të respektojë të drejtat e njeriut sepse asht krijue si “koncept ndërkombëtar për me parandalue gjenocidin”. Dhe kur patriotizmi kuptohet si formë e besnikërisë ndaj atdheut, ky lojalitet duhet me qenë kritik dhe konstruktiv. Patriotizmi në periudhën e pasluftës asht besnikëri ndaj vlerave dhe të drejtave të njeriut që ngërthejnë në vete organizatat shumëkombëshe si BE. Dhe pikërisht ndërhymja në Kosovë më 1999 kishte të bante me besnikërinë ndaj këtyne vlerave ndërkombëtare e jo me zgjerim territorial apo pushtet.

SHARE