Pjesëloja e dytë

Ndeshjen e filluam, pjesëloja e parë kaloi, pushuam dhe tani është radha për pjesëlojën e dytë. Kemi pak problem me rezultatin, e interpretojmë atë ndryshe, gjyqtarët janë fajtorë natyrisht, por nuk do të ishte mirë assesi që të ketë barazim edhe pas pjesës së dytë. Pas kësaj, do të na duhej të luanim përsëri, dhe ky i yni është një sport aspak i lehtë.

0
102


Dihej që nga fillimi se marrëveshja në Uashington ishte një shkronjë e vdekur në letër, por që e tëra do të kthehet që në fillim, besoj që askush nuk ka shpresuar për diçka të tillë. Kohëzgjatja e marrëveshjes duhej të shërbente që të ftoheshin kokat e të harmonizoheshin qëndrimet edhe të prisnin rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, por ne morëm plotësisht të kundërtën. Thuajse dikush, në fakt, thjesht kishte dashur që ne të përgatiteshim mirë për gjysmën e dytë të betejave për dhe kundër shtetësisë së Kosovës. Njohja dhe çnjohja e pavarësisë, lufta për institucionet ndërkombëtare, zbatimi dhe moszbatimi i marrëveshjeve po kthehen ngadalë në jetën tonë të përditshme. Jemi bërë pak më të vjetër, më të mençur natyrisht që nuk jemi, sigurisht që jemi më të indinjuar dhe i kemi forcuar më shumë qëndrimet tona si fronte politike nga të cilat do të qëllojmë ndaj njëri-tjetrit me komunikata dhe veprime politike dhe diplomatike. Gjatë gjithë kësaj kohe populli është aty, hesht, rri ulur dhe pret. E çka pret besoj që as vetë njerëzit nuk e dinë, sepse të gjithë jemi të bindur se ky është realiteti, fjala i hidhur shmanget me mjeshtëri nga të gjithë, edhe pse ajo është plotësisht e zbatueshme.

Arritjet e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë po shkrihen ngadalë, gjë që nuk është shumë e vështirë sepse ato praktikisht nuk ekzistojnë, kurse koha të cilën ajo e ka garantuar si moratorium mbi të gjitha veprimet tona ka kaluar kështu që tani lirisht mund të themi edhe publikisht se dispozitat e marrëveshjes janë të imponuara dhe të dëmshme për të gjithë ne, sepse nuk i kemi krijuar ne vetë ato, e thuajse kemi mundur dhe ditur ta bëjmë këtë, por sido që të jetë, është politikisht e dëshirueshme që me kohë të distancohemi nga diçka që nuk ka dhënë rezultate.  

Edhe po të mund të jepte rezultate, do të ishte e njëjta gjë, njësoj, sepse nuk do ta zbatonim atë në terren, sepse interpretimi i politikës tek ne dhe diku tjetër nuk është aspak i njëjtë, këtë e kemi kuptuar prej kohësh. Lobimi për anëtarësim në institucione ndërkombëtare do të vonojë paksa, por gjithsesi do të nisë me kohë; po ashtu edhe kundërveprimi i Beogradit, kështu që të gjithë ne duhet të jemi të gatshëm për luftën e hashtag-ëve dhe ofensivës në internet në të gjitha frontet. Duhet të mësojmë listat e fyerjeve që do të shkruajmë në komentet e njëri-tjetrit, duhet të harmonizojmë gjithçka dhe të fillojmë të luftojmë për të gjitha ose asgjë, edhe pse gjithçka është asgjë dhe asgjë është gjithçka. Por, sidoqoftë, kjo është ajo që ne dimë më së miri të bëjmë, aty ne më së miri e gjejmë veten, është një terren ku ne gjithmonë fitojmë. 

Të mjera janë ato fitore, të mjerë fituesit dhe të mjerë të mundurit, por ne nuk e kemi kuptuar ende këtë. Çdo marrëveshje ka më së paku 2 palë, çdo marrëveshje bëhet për të ndihmuar të dyja palët – e mbi të gjitha popullin – të jetojnë më mirë, të gjitha veprimet politike janë aty për të filluar diçka të re dhe pozitive dhe jo urrejtje e konflikte. Por kjo ndodh diku tjetër, tek ne janë të gjitha këto, vetëm nga ana e kundërt, dhe kjo është kështu deshëm apo nuk deshëm ne, kush nuk e dëshiron këtë mund të shkojë, kështu ne e kemi shumë mirë, dhe nëse jo shumë mirë, atëherë të paktën është interesante dhe asnjëherë e mërzitshme.

Ndeshjen e filluam, pjesëloja e parë kaloi, pushuam dhe tani është radha për pjesëlojën e dytë. Kemi pak problem me rezultatin, e interpretojmë atë ndryshe, gjyqtarët janë fajtorë natyrisht, por nuk do të ishte mirë assesi që të ketë barazim edhe pas pjesës së dytë. Pas kësaj, do të na duhej të luanim përsëri, dhe ky i yni është një sport aspak i lehtë.
 
Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE