Thirrje për trajnim

0
484

A dëshironi t’i përmirësoni aftësitë tuaja gazetareske ose të mësoni të reja, të kontribuoni në mirëkuptim më të madh ndër-komunitar?

New Perspektiva po kërkon dy të rinj për të marrë pjesë në një trajnim gazetaresk tremujor, për të mësuar aftësitë e raportimit të pavarur, nga perspektiva të ndryshme, bashkëpunimin me gazetarë të tjerë në shkrimin e artikujve që do të publikohen gjatë trajnimit, me mundësinë për të vazhduar më pas. Trajnues i juaj do të jetë një ish-redaktor dhe gazetar i BBC-së.

Ky trajnim është pjesë e një programi më të gjerë të grupeve të ndryshme etnike që punojnë së bashku në mbështetjen e procesit të pajtimit në Kosovë. Lënda e raportimit do të jetë e lidhur me çështje ndëretnike, marrëdhëniet Kosovë – Serbi, Ballafaqimin me të Kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale. Trajnimi pesëditor do të mbahet në qershor të vitit 2021. Pas trajnimit, për dy muaj, të udhëhequr nga trajnuesi, një ekip i katër gazetarëve të trajnuar do të punojnë së bashku në realizimin e raporteve dhe artikujve në shqip dhe serbisht.

Kandidatët e përzgjedhur do të paguhen gjatë periudhës së trajnimit.

Aplikantët preferohet të jenë studentë ose të diplomuar të nivelit universitar ose të shkollës së mesme të lartë, gazetarë që dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre, por jemi të hapur për aplikantë nga të gjitha nivelet. Njohja e rrjedhshme e gjuhës shqipe është thelbësore. Megjithëse nuk është thelbësore, njohja e gjuhës angleze do të ishte përparësi.

Ju lutemi aplikoni duke dërguar një letër motivuese dhe CV-në tuaj në   info@new-perspektiva.com deri në orën 1700, 14 maj 2021. Kërkesa mund të dërgohet në shqip, serbisht ose anglisht.

Ky projekt i përbashkët gazetaresk mbështetet nga Youth Initiative for Human Rights (YIHR KS), financuar nga USAID dhe implementohet bashkërisht nga New Perspektiva, Prishtinë, Communication for Social Development, Gracanica.

www.new-perspektiva.com

SHARE